» FOTO- Piano me kokainë dhe…/ Arrestohet shqiptari me italianin, furnizonin me drogë Vicenzen

FOTO- Piano me kokainë dhe…/ Arrestohet shqiptari me italianin, furnizonin me drogë Vicenzen

Gjatë një operacioni policor, të kryer të enjten në mëngjes në Cresole di Caldogno, agjentët e seksionit narkotik të policisë, arrestuan një shtetas shqiptar dhe një italian, të dy banues në zonën e Vicenzas.

Policia gjeti në posedim të tyre sasi të konsiderueshme kokaine të ndarë në doza të shumta.

Operacioni, i cili u ndërmor në orët e para të mëngjesit, është rezultat i një aktiviteti të gjatë hetimor dhe sekret për të goditur trafikun e drogës në Vicenza.

Hetuesit e lëndëve narkotike pas një vëzhgimi të gjatë në afërsi të shtëpisë së të dyve, duke pasur parasysh urgjencën dhe nevojën për të mos u zbuluar, hynë në shtëpi duke e kontrolluar atë dhe duke gjetur zarfe të shumta me madhësi të ndryshme dhe pesha që përmbajnë kokainë, me një peshë të përgjithshme më shumë se 800 gram.

Schermata del 2020-05-22 17-16-51-2

Agjentët antidrogë kanë sekuestruar edhe lloje të ndryshme të materialit që përdoret zakonisht për paketimin e drogës, dy peshore dhe çanta dhe pako të shumta celofani transparente që përdoren për paketimin e drogës. Pas kontrollit dhe sekuestrimit të drogës, policia arrestoi shqiptarin me iniciale P.A. dhe dhe italianin.

360grade.al

farma
E njëjta dorë kundër Kosovës dhe Shqipërisë…



mektrin


mektrin

farma

Tirana Bank


e-albania


e-albania

Të tjera