» Profesionalizmi i Qendrës së Stroke në Spitalin Amerikan 3 në mediat serbe

Profesionalizmi i Qendrës së Stroke në Spitalin Amerikan 3 në mediat serbe

Profesionalizmi i Qendrës së Stroke në Spitalin Amerikan 3 në mediat serbe.

Gazeta më e madhe në Serbi, BLIC, i ka kushtuar një shkrim trajtimit të 63 vjeçares, e cila pësoi goditje në tru.

Në Qendrën e Stroke në Spitalin Amerikan 3 janë trajtuar me sukses edhe qytetarë grek, ukrainas dhe francez, përveç atyre vendas, pasi kjo është qendra me e specializuar në rajon për goditjet në tru.

 

 

 

Jelena, mjekja anesteziste serbe dhe bashkëshorti i saj, ishin me pushime në Sarandë kur vendi ynë ndodhej në  izolim në kushtet e pandemisë.

Në datë 15 prill Jelena pëson një goditje në tru dhe transportohet me urgjencë drejt Spitalit Amerikan 3 ku ndodhet Qendra e Stroke, qendra më e specializuar në rajon për trajtimin e goditjeve në tru.

Mjekët e Spitalit Amerikan i vijnë në ndihmë pacientes dhe rasti i vështirë pasqyrohet edhe në mediat serbe. Familja falenderon mjekët dhe stafin e Spitalit Amerikan 3, ku në intervistë përmendet edhe fakti që bashkëshorti i Jelenës në pamundësi akomodimi është sistemuar në një dhomë në Spitalin Amerikan prej 3 javësh.

Mjeku anestezist Prof. Asc. Rudin Domi, tregon se suksesi në trajtimin e rasteve të goditjeve në tru është falë ndërhyrjes në kohë, bashkëpunimit mes një grupi specialistësh dhe pajisjeve bashkëkohore që Spitali Amerikan 3 ofron.

Trajtimi në qendra të specializuara është jetëshpëtues.

3 javë mbas ndërhyrjes Jelena sot do të largohet nga Spitali Amerikan drejt Serbisë, në gjendje të stabilizuar.

Për më shumë informacion ose vizitë kontaktoni në 042357535 / 0688008000 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

 

360grade.al

farma
E njëjta dorë kundër Kosovës dhe Shqipërisë…



mektrin


mektrin

farma

Tirana Bank


e-albania


e-albania

Të tjera