» Kimioterapia e personalizuar zhduk tumorin në stadin 4 në stomak – Spitali Amerikan 3

Kimioterapia e personalizuar zhduk tumorin në stadin 4 në stomak – Spitali Amerikan 3

 

 

Nuk janë të rralla rastet kur sëmundja e vendos jetën e njeriut në fije të perit, por kur profesionalizmi i mjekut ndërthuret me besimin e pacientit mund të ndodhë mrekullia.

 

Kështu i ka ndodhur znj. Neranxa Dedeniku e cila falë trajtimit specifik të mjekes onkologe Daniela Bega dhe stafit të mjekëve të Departamentit të Onkologjisë në Spitalin Amerikan 3, ka arritur të mposhtë sëmundjen e frikshme që i kërcënonte jetën.

 

Pas vizitave dhe trajtimeve të ndryshme mjekësore që kishte kryer më herët, gjendja e nënës së 4 fëmijëve nuk po përmirësohej, përkundrazi. Me simptoma të rënduara, pacientja iu drejtua Spitalit Amerikan 3 ku iu nënshtrua ekzaminimeve imazherike të cilat treguan prezencën e një mase të madhe tumorale në stomak.

 

Një diagnozë e rëndē për 44-vjeçaren, që kërkonte ndërhyrje të menjëhershme mjekësore: trajtimi i personalizuar me kimioterapi, i vendosur nga doktoreshë Daniela dhe grupi i mjekëve specialistë të Departamentit të Onkologjisë, bënë diferencën. Sot, pacientja nuk ka më asnjë gjumë të tumorit.

 

Nuk mund të ketë veçse fjalë falënderimi dhe mirënjohje për profesionalizmin e Dr.Danielës dhe stafit të mjekëve dhe infermierëve të Departamentit të Onkologjisë që i shpëtuan jetën Znj.Neranxa që shton se komunikimi i ngrohtë dhe përkushtimi maksimal që i dedikuan gjatë periudhës së qëndrimit në spital e bënë të harronte se ishte e sëmurë.

Znj.Neranxa tashmë e ka kaluar sëmundjen dhe është kthyer t’i gëzohet jetës pranë familjes së saj. Spitali Amerikan i uron asaj dhe familjes së saj shëndet të plotë!

 

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

AMERICAN HOSPITAL
Rruga Sabaudin Gabrani, Nr. 2, Tiranë

 

360grade.al

farma
E njëjta dorë kundër Kosovës dhe Shqipërisë…



mektrin


mektrin

farma

Tirana Bank


e-albania


e-albania

Të tjera