» Lacio, Strakosha nuk fshihet: Duam të fitojmë titullin kampion

Lacio, Strakosha nuk fshihet: Duam të fitojmë titullin kampion

Gardiani i kuadratit kuqezi, Tomas Strakosha është një nga elementët kyç të Lacios në edicionet e fundit. Tashmë ai po e kalon problemin fizik prej të cilit ka vajtur prej disa muajsh teksa muajin e shkuar kreu një ndërhyrje kirurgjikale për një minifrakturë në njërin prej gishtërinjve të këmbës. Në një intervistë për “Lacio Style Channel”, ai ndër të tjera thekson:

“Kam një problem të vogël, por po kthehem. Gjendje, krahasuar me tri javë më parë është përmirësuar, tani presim që të rinisë kampionati për të bërë atë që na pëlqen të gjithëve. Objektivi unë është të mbetemi në zonën Champions. Për momentin, jemi të dytët dhe aspirojmë edhe për titullin. Askush nuk e priste që do të mund të luftonim për vendin e parë. Në fillim, as që e besonim se mund të luftonim për kreun, më pas patëm një rritje shumë të rëndësishme gjatë sezonit.

“Skuadra është rritur shumë nga ana e mentalitetit, por kapacitetin e kishte prej kohës kur erdha nga Salerno. Jemi të gjithë djem të zotë, nuk është e lehtë të gjesh një skuadër të tillë. Trajneri na heq stresin dhe ne qëndrojmë të qetë. Dhe kur je i qetë, gjërat shkojnë mirë. Ndihem mirë me rreshtim 3-5-2 për mënyrën sesi e qarkullojmë topin. Unë mund të gjej më shumë zgjidhje”.

“Më vjen mirë që Kombëtarja ime po rinovohet. Jam krenar që kam shkuar të luaj për Shqipërinë. Fjalët e mira më gëzojnë, por dua të përmirësohem për të dhënë më shumë si te Lacio dhe të Shqipëria”.

360grade.al

farma
E njëjta dorë kundër Kosovës dhe Shqipërisë…



mektrin


mektrin

farma

Tirana Bank


e-albania


e-albania

Të tjera