» Ceferin optimist: Tifozët kthehen shpejt në stadiume, futbollin nuk e ndali lufta dhe jo më koronavirusi!

Ceferin optimist: Tifozët kthehen shpejt në stadiume, futbollin nuk e ndali lufta dhe jo më koronavirusi!

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin është optimist jo vetëm për rifillimin e këtij sezoni futbollistik në pjesën më të madhe të vendeve të Europës, por edhe për rikthimin e tifozëve në stadiume në një kohë rekord dhe jo në fillim të vitit të ardhshëm siç është menduar fillimisht. Ceferin në deklaratën e tij theksoi se futbollin nuk e ndali lufta e jo më koronavirusi, për të cilin slloveni thotë se tashmë njihet më mirë dhe se futbolli mund të ndryshojë disa nga rregullat për t’iu përshtatur.

“Tani e njohim më mirë këtë virus dhe unë në përgjithësi jam një person pozitiv. Nuk më pëlqen aspak ajo pikëpamja që do të ndodhë diçka apokaliptike me valën e dytë, tretë apo edhe të pestë. Të gjithë njerëzit mund të vdesin një ditë, por a duhet të jemi të shqetësuar tani? Unë nuk mendoj kështu. Ne jemi gati dhe do të ndjekim udhëzimet e autoriteteve, por personalisht jam shumë i sigurt se futbolli që jemi mësuar, loja e bukur me tifozë do të rikthehet shumë shpejt.Asgjë nuk mund ta ndryshojë futbollin përgjithnjë. Kjo ishte një eksperiencë e re dhe kur ta heqim qafe këtë virus idiot, çdo gjë do i kthehet normalitetit. Futbolli nuk ka ndryshuar pas luftës së parë botërore dhe asaj të dytë, e jo më të ndryshojë prej një virusi”, u shpreh Ceferin.

360grade.al

farma
E njëjta dorë kundër Kosovës dhe Shqipërisë…



mektrin


mektrin

farma

Tirana Bank


e-albania


e-albania

Të tjera