» Pjanic shpërfill milionat e PSG, largohet nga Juve vetëm për të luajtur me …

Pjanic shpërfill milionat e PSG, largohet nga Juve vetëm për të luajtur me …

Miralem Pjanic do të shkoj tek Barcelona, largohet vetëm për Barcelonën, për këtë është e bindur e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”. Fantazistin boshnjak e josh shumë ideja për të luajtur përkrah Leo Mesit, nëse do të largohet nga Juve do ta bëj vetëm për Barcelonën. Sigurisht ky transferim është shumë larg zyrtarizimit pasi dy klubet, Juventus dhe Barcelona, nuk kanë arritur të gjejnë një kompromis ndërmjet tyre por blaugranët kanë në dorë pëlqimin e lojtarit. Mes Juves dhe Barcelonës ishte futur ne mes këtë periudhë PSG, me Leonardon që kishte në dorë një ofertë shumë herë më të mirë për “Zonjën e Vjetër” dhe për vetë lojtarin por ka qenë Pjanic ai i cili ka refuzuar në mënyrë kategorike çdo ofertë. Nuk bëhet fjalë për para, për të njëjtën arsye, Pjanic ka refuzuar më herët edhe Chelsea dhe Man.United dy ekipe që gjithashtu ofronin më shumë.

Mundo

Boshnjaku beson shumë se Barcelona është klubi ideal për të, mënyra e tij e të luajturit futboll përshtatet shumë me atë të klubit blaugrana. Drejtuesit e Barçës besojnë gjithashtu si Pjanic është profili i duhur për të rritur cilësinë në mesfushë, një lojtar shumë i pjekur dhe me shumë klas në këmbë. Duke qëndruar tek ajo që raporton “Mundo Deportivo”, mbetet e pa qartë se kush lojtarë do të përfshihen në këtë tratative apo shuma që do të investohet. E sigurt është se Rakitic nuk do të jetë njëri prej tyre pasi si Juve ashtu dhe Inter, në rastin e Martinez, nuk dëshirojnë që Rakitic të përfshihet në negociata./bw

360grade.al

farma
E njëjta dorë kundër Kosovës dhe Shqipërisë…



mektrin


mektrin

farma

Tirana Bank


e-albania


e-albania

Të tjera