» E vërteta e trajtimit me antibiotikë të personave të infektuar me Covid-19, OBSH jep detajet

E vërteta e trajtimit me antibiotikë të personave të infektuar me Covid-19, OBSH jep detajet

Antibiotikët nuk i trajtojnë dhe as i parandalojnë viruset, përfshirë edhe atë që shkakton COVID19.

Megjithatë Organizata Botërore e Shëndetit në Shqipëri thekson se ato mund të përdoren për trajtimin e infeksioneve bakteriale dytësore në pacientët e infektuar me COVID19.

Në një postim në rrjetet sociale, OBSH shpjegon pse mund t’iu jepen antibiotikë të prekurve me koronavirus

“Në pacientët me #COVID19 mund të zhvillohen infeksione bakteriale dytësore, të cilat mund të trajtohen me antibiotikë.

Është e rëndësishme që askush të mos vetë-mjekohet me antibiotikë! Antibiotikët nuk e trajtojnë dhe as e parandalojnë #COVID19.

👩‍⚕️🧑‍⚕️Prandaj, ndiqni këshillat e mjekëve dhe merrni antibiotikë vetëm nëse do t’ju përshkruhen.

Diagnostikimi i saktë është jetik dhe ndihmon në dallimin ndërmjet infeksioneve virale (të shkaktuar nga një virus, siç është virusi #COVID19) nga infeksionet bakteriale. Punonjësit e shëndetësisë mund të vendosin për ecurinë më të mirë të trajtimit për një pacient dhe ka më pak të ngjarë që të përshkruajnë antibiotikë në mënyrë të panevojshme.

👐 Higjena e duarve është e rëndësishme në çdo kohë. Garantoni #DuarTëSigurta nëpërmjet larjes rregullisht të duarve tuaja me sapun dhe me ujë.

Kollituni apo teshtini në këndin e bërrylit të përthyer apo në një kartpecetë njëpërdorimshme, e cila duhet të flaket në një kosh të mbyllur”.

360grade.al

farma
E njëjta dorë kundër Kosovës dhe Shqipërisë…


mektrin


mektrin

farma


Tirana Bank


greencoast


e-albania

Të tjera