» Vetëm 6 pozitivë në të gjithë Premier League, mediat angleze: Futbolli fitoi kundër Covid-19

Vetëm 6 pozitivë në të gjithë Premier League, mediat angleze: Futbolli fitoi kundër Covid-19

Në ditën e grumbullimit dhe nisjes së seancave stërvitore në grup, Premier League zbulon gjashtë raste pozitive me Covid-19. Në 748 testet me tamponë për futbollistët, teknikët dhe pjestarët e stafeve të gjithë skuadrave të kampionatit elitar të futbollit anglez vetëm gjashtë persona kanë rezultuar të prekur me Coronavirus, ndërsa të gjithë janë pa simptoma. Klubi më i prekur është Ëatford, ku një lojtar dhe dy anëtarë të stafit janë pozitivë. Shifrat janë bërë të ditura nga Liga Angleze e Futbollit, që njofton gjithashtu si këta persona do të kalojnë karantinën në shtëpitë e tyre.

 

 

Ky lajm vjen në një kohë që Premier League po diskuton për datën e rinisjes. Dëshira e drejtuesëve të futbollit është 12 qershori, por nuk përjashtohet mundësia e shtyrjes me një javë të këtij afati. Gjithesi rezultatet e tamponëve nuk rrezikojnë planin për të mbyllur sezonin duke luajtur 92 ndeshjet e mbetura deri në fund të korrikut. Kjo konfirmohet edhe nga mediat angleze, që rezultatet i cilësojnë si një fitore e futbollit ndaj pandemisë Covid-19. Sipas tyre, përqindja shumë e ulët e pozitivitetit tek lojtarët dhe stafet teknike tregon se futbolli anglez mund të rinisë në siguri të plotë, pa tifozë dhe duke respektuar protokollin e miratuar tashmë nga qeveria në vend./bw

 

360grade.al

farma
E njëjta dorë kundër Kosovës dhe Shqipërisë…


mektrin


mektrin

farma


Tirana Bank


greencoast


e-albania

Të tjera