» “Ndale autobusin, do shkoj te Reali”, Esien zbulon telefonatën me Murinjon që e detyroi të… arratisej

“Ndale autobusin, do shkoj te Reali”, Esien zbulon telefonatën me Murinjon që e detyroi të… arratisej

Mikael Esein nuk do ta harrojë kurrë 1 shtatorin e vitit 2012. Ajo ishte dita kur lojtari do të transferohej nga Çelsi në huazim te Real Madrid, me kërkesë të Murinjos. Një ditë e veçantë që kishte një histori shumë të veçantë pas, siç e ka treguar lojtari vetë. Murinjo ishte ai që afroi Esien te Çelsi duke e bërë një nga njerëzit e tij më të besuar dhe Murinjo ishte ai që e kërkoi te madrilenët, ku firmosi për një huazim njëvjeçar në ditën e fundit të merkatos.

“Isha me Çelsin në Monako për SuperKupën e Europës përballë Atletiko Madrid. Më binte një numër i panjohur në telefon por nuk dëshiroja t’i përgjigjesha fillimisht”, kujton vetë lojtari atë ditë. “Kushëriri që rrinte me mua në dhomë më tha të përgjigjesha dhe atëherë vendosa ta hap telefonin. Sapo më tha “Alo” e kuptova kush po fliste në telefon, ishte Zhoze Murinjo. Filluam të flisnim dhe ai më tha që kishte dëgjuar se do të shkoja te Arsenali, ndërsa iu përgjigja që nuk ishte e vërtetë. Më pas më tha “Eja me mua”. E pyeta ku dhe më tha “Në Madrid”. Unë isha gati”, tregoi Esien.

Gjithçka u mbyll në ditën e fundit të merkatos në rrethana ekstreme. “Më telefonoi menaxheri dhe i thashë për bisedën me Murinjon dhe se i kisha dhënë numrin e tij. Ai më pas më tha që të rrija i qetë sepse Reali do të më transferonte. Po bëheshim gati të largoheshim nga hoteli me autobus për të luajtur ndeshjen ndaj Atletikos, ndërsa menaxheri im po fliste me Realin. Ishim rrugës kur më telefonoi menaxheri dhe i thashë që isha në autobus duke shkuar në stadium. Më shpjegoi që duhej të kthehesha në hotel që të nisnim disa fakse për transferimin dhe m’u desh që të ulërija në autobus që të ndalej shoferi. Shokët e skuadrës më pyetën se çfarë po ndodhte por u thashë vetëm se do të largohesha dhe se do të flisja më vonë me ta. Ika në hotel, dërguam fakset dhe gjithçka u mbyll në kohë. Më pas u ktheva me shpejtësi në stadium, pasi desha t’i bashkohesha shokëve të ekipit, u thashë që kisha shkuar vetëm për të marrë këpucët e mia dhe për t’u thënë mirupafshim.

Pas ndeshjes shkova në dhomat e zhveshjes dhe i thashë mirupafshim të gjithëve siç duhet. Mora vetëm palestrinat dhe këpucët e asgjë tjetër. I thashë të gjithëve lamtumirë, edhe Abramoviç dhe shkova në hotel, ndërsa të nesërmen udhëtova drejt Madridit vetëm me një palë palestrina dhe këpucë, në xhinse, me një këmishë dhe me tutat e Çelsit. Në aeroport po më priste Zhozë. Shkuam në spital për testet dhe që një ditë më vonë isha në stërvitje me Real Madrid”, ishte tregimi i mesfushorit ganez për transferimin e tij të çuditshëm te Real Madrid ku luajti 37 ndeshje e shënoi 2 gola.

360grade.al

farma
E njëjta dorë kundër Kosovës dhe Shqipërisë…



mektrin


mektrin

farma

Tirana Bank


e-albania


e-albania

Të tjera