» Ylli i ’Joker’, baba për herë të parë, e dashura e aktorit në muajin e gjashtë të shtatzënisë

Ylli i ’Joker’, baba për herë të parë, e dashura e aktorit në muajin e gjashtë të shtatzënisë

Aktori Joaquin Phoenix do të bëhet baba për herë të parë. Ylli i “Joker” dhe partnerja e tij, Rooney Mara janë në pritje të një bebushi.

Burime për Page Six thonë se aktorja është rreth muajit të 6-të të pritjes së shtazënisë dhe se shpesh është parë e veshur me rroba të gjera, për të mbuluar barkun e rrumbullakosur.

Të njohur për privatësinë ekstreme, çifti e kanë kaluar pjesën më të madhe të kësaj periudhe në shtëpinë e tyre, në Los Angeles dhe ende nuk ka asnjë konfirmim nga ana e tyre për shtatzëninë.

Rooney u fotografua për herë të fundit javën e kaluar në Ditën Ndërkombëtare të Nënës, ndërkohë që në duar mbante një buqetë me lule.

Mara dhe Phoenix janë takuar për herë të parë gjatë xhirimeve të “Her” në 2013-in, por romanca e tyre lindi teksa u ribashkuan në 2018-ën për filmin Mary Magdalene. Pak kohë pas lidhjes ata nisën të bashkëjetonin dhe në qershor të 2019-ës, u fejuan.

  • foto galeri

360grade.al

farma
E njëjta dorë kundër Kosovës dhe Shqipërisë…


mektrin


mektrin

farma


Tirana Bank


greencoast


e-albania

Të tjera