» Spanjollja “Sport” trondit Interin! Leo Mesi ka telefonuar Lautaro Martinezin

Spanjollja “Sport” trondit Interin! Leo Mesi ka telefonuar Lautaro Martinezin

Janë ditë të nxehta sa i takon merkatos së lidhur me Lautaro Martinezin, “El Toron” e sulmit të Interit që po qaset gjithnjë e më shumë me një transferim të mundshëm në Katalonjë, aty ku Barcelona do ta priste krahëhapur sulmuesin që shikohet si zëvendësuesi ideal i 33-vjeçarit Luis Suarez.

Tashmë është e përditshmja “Sport”, që ka mundur t’i shkëpusë një prononcim Adrian Ruben Fernandezit, një nga zbuluesit e ish-lojtarit të Racing Avelandës, që për gazetën ka thënë:

“Mesi e ka telefonuar dhe e do sa më shpejt ta ketë në krah dhe për këtë nuk kam dyshime. Operacioni për kalimin e tij në Barcelonë është duke përfunduar. Lautaro do të jetë një zëvendësues i shkëlqyer për Luis Suarezin”.

360grade.al

farma
E njëjta dorë kundër Kosovës dhe Shqipërisë…



mektrin


mektrin

farma

Tirana Bank


e-albania


e-albania

Të tjera