» Thyhen rekordet e para pas rikthimit të Bundesligës

Thyhen rekordet e para pas rikthimit të Bundesligës

Vazhdimi i sezonit në Bundesligë pas pushimit të detyrueshëm dy mujorë, ka tërhequr interesim të madh të tifozëve.

Më shumë se gjashtë milionë persona kanë ndjekur ndeshjet e fundjavës në Bundesligës, falë të cilëve kompania televizive SKY, e cila transmeton ndeshjet, theu rekordin e saj me kampionatin gjerman.

Pasditen e së shtunës, kur filluan ndeshjet, Sky u shikua nga tre milionë e 680 mijë shikues në kanalet e paguara, që është dyfishi i shifrës së zakonshme për një të shtune futbolli.

Kësaj i duhen shtuar edhe 2 milionë e 450 mijë shikues që ndeshjen e ndoqën falas në Sport News.

Të qenit e vetmja ligë e madhe që ka vendosur të rikthejë futbollin, Bundesliga ka arritur efektin, duke kthyer vëmendjen e tifozëve nga futbolli gjerman.

360grade.al

farma
E njëjta dorë kundër Kosovës dhe Shqipërisë…



mektrin


mektrin

farma

Tirana Bank


e-albania


e-albania

Të tjera