» Raporti: 76% e familjeve raportojnë se nuk përmbushin aspak ose pjesërisht nevojat për ushqim gjatë pandemisë COVID-19

Raporti: 76% e familjeve raportojnë se nuk përmbushin aspak ose pjesërisht nevojat për ushqim gjatë pandemisë COVID-19

Pasiguria ekonomike e familjeve po ndikon mirëqenien e fëmijëve në Shqipëri. Situata e krijuar nga pandemia COVID-19 ka ndikuar në sigurimin e ushqimit në familje dhe në rritjen e papunësisë. 68% e të intervistuarve u shprehën të shqetësuar se në të ardhmen e afërt situata e krijuar nga pandemia Covid-19 do të ndikojë në punësimin apo vetëpunësimin e tyre. Ndërkohë përqindja e familjeve që raportojnë papunësi për shkak të kësaj situate është rritur me 10%.

Këto janë disa ndër gjetjet kryesore të raportit të vlerësimit të situatës të ndërmarrë nga World Vision Albania për 1199 familje në 15 bashki të vendit. Mbledhja e të dhënave është realizuar në harkun kohor 28 prill – 8 maj 2020 dhe kohëzgjatja mesatare e çdo interviste telefonike ishte 44 minuta.

Në fokusin e këtij vlerësimi kanë qenë disa aspekte të rëndësishme që kanë prekur familjet në Shqipëri si: burimet e të ardhurave para dhe gjatë pandemisë COVID-19; mundësitë e familjeve për plotësimin e nevojave bazë; shëndeti mendor dhe dhuna në familje; edukimi i fëmijëve; njohuritë e familjeve për parandalimin e infektimit dhe përhapjes nga koronavirusi i ri.

Krahas ndikimit negativ në burimet e të ardhura, raporti tregon se qëndrimi i detyruar në shtëpi ka ndikuar edhe në shëndetin tonë mendor, dhunës në familje dhe edukimit.

35% e të intervistuarve raportojnë nivele shumë të larta ankthi dhe stresi. 49% e tyre raportojnë se fëmijët kanë qenë dëshmitarë të grindjeve të të rriturve në shtëpi dhe 17% pohojnë se fëmijët kanë qenë dëshmitarë të dhunës fizike në familje.

Në kushtet e krijuara prej Covid 19, nevoja e kërkon që veçanërisht gjatë kësaj periudhe, të mirëfunksionojnë mekanizmat e mbrojtjes së fëmijëve, ndërkohë të ofrohet mbështetje psiko-sociale si dhe shërbimi i specializuar të arrijë në familje.

Në një kohë ku globalisht dixhitalizimi është mënyra e vetme për të ndërtuar ura komunikimi, ka akoma femijë në mesin tonë që kanë nevojë për infrastrukturë teknologjike për të ndjekur mësimin online. Sipas gjetjeve paraprake të raportit, 5 në 10 fëmijë me aftësi të kufizuar nuk kanë mundur të bëhen pjesë e orëve orëve mësimore nga shtëpia.

Gjendur në këto kushte, familjet shqiptare kanë nevojë për mundësi të qëndrueshme ekonomike per t’u rimëkëmbur sa më shpejt

Raporti

World Vision Albania ndërmori një vlerësim të shpejtë të situatës për të kuptuar më shumë rreth pasojave që erdhën si rrjedhojë e përballjes së shoqërisë shqiptare me pandeminë Covid-19. Raporti synon të nxjerrë në pah nevojat urgjente, afatmesme dhe afatgjatë të familjeve shqiptare si pasojë e pandemisë Covid-19. Krahas problematikave, familjet e intervistuara kanë sugjeruar zgjidhjet më të përshtatshme për situatën në të cilën ato ndodhen. 

Gjetjet kryesore të raportit të vlerësimit të shpejtë të situatës mbi ndikimin e COVID-19 në mirëqenien e fëmijëve dhe familjeve në Shqipëri i gjeni në linkun: https://www.worldvision.al/gjetjet-kryesore-te-vleresim-mbi-ndikimin-e-covid-19-ne-mireqenien-e-femijeve-dhe-familjeve-ne

360grade.al

farma
E njëjta dorë kundër Kosovës dhe Shqipërisë…


mektrin


mektrin

farma


Tirana Bank


greencoast


e-albania

Të tjera