» Kinematografia në zi/ Ndërron jetë komediani legjendar

Kinematografia në zi/ Ndërron jetë komediani legjendar

Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare aktori legjendar Fred Willard.

Ka qenë vajza e tij Hope që ka konfirmuar lajmin e trishtë për “TMZ”.

“Babai im ndërroi jetë paqësisht natën e kaluar në moshën 86 vjeçare. Ai vazhdoi të lëvizte, të punonte dhe të na bënte të lumtur deri në fund të jetës. Ai ishte i dashur për të gjithë”, tha ajo.

Të shumta kanë qenë rolet që Fred ka lënë gjurmë dhe që na ka bërë që të qeshim.

Ai është i njohur për rolet e tij si në televizion, por edhe në filma.

Disa nga filmat e tij më të njohur janë: “King of Hill”, “Mad About You”, “Hercules”, “Family Matters”,  “Married With Children”, “Family Modern”, “Family Guy”, “Hey Arnold! ” ‘A minute ëith Stan Hooper’, “SNL”, “Everybody loves Raymond”, “Back to You” etj.

Ndërkohë kohët e fundit Fred Willard ishte pjesë e komedisë së njohur të Netflix të titulluar “Space Force”, së bashku me Steve Carell dhe komedian të tjerë.

Image

360grade.al

farma
E njëjta dorë kundër Kosovës dhe Shqipërisë…



mektrin


mektrin

farma

Tirana Bank


e-albania


e-albania

Të tjera