» Jessica Alba i kthehet zhanrit aksion në filmin e Netflix, “Trigger Warning”

Jessica Alba i kthehet zhanrit aksion në filmin e Netflix, “Trigger Warning”

Netflix po bën një hap përpara me zhanrin aksion, ndërsa kësaj radhe me Jessica Alban në rolin kryesor. Aktorja 39 vjeçare do të luajë në filmin aksion-triller që do të titullohet “Trigger Warning”.

Variety bënë të ditur se regjinë e këtij projekti do ta bëjë filmbërësja indoneziane, Mouly Surya, i njohur më së shumti për “Marlina the Murderer in Four Acts”.

Për skenarin janë kujdesur Josh Olson (i njohur për “A History Of Violence”) dhe John Brancato (i njohur për “The Game”).

Në film, Alba do ta luajë rolin e një veteraneje të traumatizuar, e cila e trashëgon një kafene nga gjyshi i saj dhe përballet me një dilemë morale kur e kupton të vërtetën për vdekjen e tij.

Kujtojmë që aktorja u bë e njohur pikërisht me zhanrin aksion, në serialin televiziv të James Cameronit, “Dark Angel”, ku luajti rolin e superushtares Max Guevara gjatë viteve 2000-2002.

Ndërsa më pas ka luajtur edhe në filmat aksion, si “Honey” (2003), “Sin City” (2005), “Fantastic Four” (2005), “Fantastic Four: Rise of the Silver Surfer” (2007) e “Sin City: A Dame to Kill For” (2014).

360grade.al

farma
E njëjta dorë kundër Kosovës dhe Shqipërisë…


mektrin


mektrin

farma


Tirana Bank


greencoast


e-albania

Të tjera