» Konfindustria: Masat e qeverisë sollën 2 miliardë dollarë humbje. Hapni ekonominë!

Konfindustria: Masat e qeverisë sollën 2 miliardë dollarë humbje. Hapni ekonominë!

Konfederata e Industrive të Shqipërisë (Konfindustria) llogarit se vetëm gjatë muajit mars dhe prill ekonomia shqiptare ka humbur më shumë se 2 miliardë euro, për shkak të koronavirusi.

Në një deklaratë për mediat, Konfindustria shprehet se institucionet financiare shqiptare llogarisin si dëm afërsisht 1.2 miliardë dollarë, po kjo shifër bazohet vetëm më ekonominë formale. Sipas Konfederatës së Industrive Shqiptare, nëse kësaj llogarie i shtohet edhe efekti i ekonomisë jo-formale, fatura për dy muajt mars dhe prill arrin në 2 miliard dollarë.

Në një deklaratë për mediat, Konfindustria thotë se në bazë të analizës ekonometrike që ajo ka bërë, rezulton se marrja e masave bllokuese ekstreme, të marra ekskluzivisht vetëm nga qeveria shqiptare kanë krijuar një kosto shtesë prej 400 milionë dollarë.

Nëse masat do të ishin bërë në mënyrë më të butë dhe në përgjigje të situatës reale, fatura e dëmit ekonomik do të ishte më e ulët, thotë kjo shoqatë biznesi.

Konfindustria kërkon nga qeveria që të kthejë me shpejtësi në normalitet ekonominë e vendit. “Konfindustria kërkon nga ekzekutivi, që të kalohet me shpejtësi drejt normalitetit të plotë për të gjithë kategoritë e biznesit dhe lëvizjes qytetarëve. Fatura financiare e dëmeve të ekonomisë kombëtare rritet me shpejtësi në çdo orë të ndalimit të paarsyeshëm të kategorive të biznesit dhe qarkullimit të qytetarëve në gjithë hapësirën e vendit, përfshi edhe Kosovën. Rreziku shëndetësor nga Covid 19 në Shqipëri dhe Rajon është provuar, se ka qenë i papërfillshëm krahësimisht shteteve historike të BE”,- thuhet në deklaratën e Konfindustria.

360grade.al

farma
E njëjta dorë kundër Kosovës dhe Shqipërisë…


mektrin


mektrin

farma


Tirana Bank


greencoast


e-albania

Të tjera