» Ndërron jetë 66-vjeçarja nga Malisheva, shkon në 6 numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë

Ndërron jetë 66-vjeçarja nga Malisheva, shkon në 6 numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë

Një tjetër person ka humbur jetën nga COVID në Kosovë, duke e çuar në 6 numrin e viktimave.
Bëhet fjalë për një grua 66-vjeçare nga Malisheva. Kjo u bë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.

Sipas MSh-së e njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Sot më 08.04. 2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja 66 vjeçe, nga Malisheva, e cila ka qenë e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqërisë. Kjo është vdekja e gjashtë e shënuar në Kosovë nga Covid-19”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Sot janë konfirmuar edhe 14 raste të reja me koronavirus, duke çuar në 184 numri i të infektuarve në Kosovë.

360grade.al

farma
E njëjta dorë kundër Kosovës dhe Shqipërisë…


mektrin


mektrin

farma


Tirana Bank


greencoast


e-albania

Të tjera