» “Edhe pak ka mbetur”, mjeku Pëllumb Pipero emocionohet kur kujton mbesën e vogël: Duroni, Shqipëria do quhet e çliruar nga pandemia kur…

“Edhe pak ka mbetur”, mjeku Pëllumb Pipero emocionohet kur kujton mbesën e vogël: Duroni, Shqipëria do quhet e çliruar nga pandemia kur…

Për mjekun e njohur Pëllumb Pipero, fakti që kurba e infektimeve në Shqipëri është e sheshtë, ka një lidhje logjike. Sipas tij, virusi vazhdon të jetë agresiv njëlloj, “kemi thënë bie transmetueshmëria me rritjen e temperaturave, por jo agresiviteti. Mbetet njëlloj agresiv sa kohë të jetë”.

Mjeku Pipero sqaroi edhe një herë opinionin e tij lidhur me efektivitetin e përdorimit të dorezave.

“E kam thënë e do ta them që me doreza apo pa doreza ne njëlloj e çojmë virusin në gojë në sy apo në hundë. Nëse ti prek një objekt që është i ndodhur nga spërklat e pështymës, mund ta nëse nuk i lajmë duart me gjithë dorezat, nuk përfitohet asnjë gjë, ndaj për mua s’ka arsye që dorezat të përdoren, me rëndësi të lahen duart sa më shpesh e të dezinfektohen me alkool. Nuk ndryshon asgjë nëse i përdor”, tha në “Open”.

Mjeku i njohur ka bërë apel për durim për të gjithë vogëlushët, duke u emocionuar edhe për mbesën e tij në Itali, që ka mbetur edhe pak.

“Më falni për emocionet se edhe unë kam një mbesë të vogël në Itali. Fundi i prillit do na zërë me pak raste ose me asnjë rast. Edhe maji mund të ketë ndonjë rast, por i them Kejsit të durojë edhe pak se edhe pak ka mbetur.

Vendi do quhet i çliruar një muaj pas rastit të fundit, sipas orientimit të OBSH. Ne do jemi shumë më shpejt se sa kaq, kjo pandemi do të paktën 4 muaj nga momenti i fillimit që të mbarojë”, tha mjeku, pas pyetjes nga një vajzë e vogël që ndjek emisionin.

“Së pari kemi rënie të numrit të telefonatave të 127 me 2-3 herë, së dyti ulje të numrit të rasteve të shtruara, së treti rasteve që dalin nga spitali plus numri i rasteve pozitive, është rrjedhë logjike falë dhe masave të marra në kohën e duhur, shifrat janë kokëfortë, lëvizin me 5-6 numra në ditë, kjo javë, sipas meje, do kishte luhatje të shifrave, por në trendin rënës, besoj fort që java e tretë e prillit do fillojë sipas meje ulje e qëndrueshme e rasteve pozitive, por graduale është momenti i duhur për të lehtësuar disa masa, me rënien e shifrave, trend të qëndrueshëm, mund të lehtësohen, por me një kusht, pensionistët e të sëmurit kronikë duhet të përgatiten për një qëndrim më të gjatë sa kohë s’jemi çliruar nga kjo pandemi, s’kemi vaksinë apo kemi raste të reja pozitive, jemi në kohë për të lehtësuar disa masa rënia do jetë graduale e vigjilenca duhet të vazhdojë maksimalisht sikur të ishim në mes të saj.

A e kaloi Shqipëria të keqen?

Pipero: Kemi kaluar gjysmën e parë të kësaj të keqe, që kishte shumë të panjohura për ne, jemi në rrugë të mbarë, pjesën më të madhe të së keqes e kemi kaluar.

360grade.al

farma
Thikat, apo të gjithë kundër të gjithëve!



mektrin


mektrin

farma

Tirana Bank


e-albania


e-albania

Të tjera