» Zbulimi i fundit i shkencëtarëve australianë: Ilaçi që mund të ‘vrasë’ Covid-19 në 48 orë

Zbulimi i fundit i shkencëtarëve australianë: Ilaçi që mund të ‘vrasë’ Covid-19 në 48 orë

Një ilaç i përshkruar për trajtimin e zgjebes thuhet se ndalon zhvillimin e koronavirusit dhe mund te ndihmojë në luftimin e infeksionit, sipas një studimi te raportuar sot ne mediat e huaja.

Behet fjale per ilacin me emrin Ivermectin qe perdoret per infeksione parazitare – por studiuesit në Australi besojnë se mund të ishte i dobishëm kundër COVID-19.

Sipas testeve te bera ky medikament kishte ulur nivelin e virusit me 99.8 përqind brenda 48 orëve dhe pas tre ditesh ai rezultonte i eliminuar plotesisht.

Në studimet e kryera nga Instituti i Biomjekësisë (BDI) në Universitetin Monash në Melbourne, në bashkëpunim me Institutin Doherty, në fakt u zbulua se “Ivermectin” (antiparasitik i disponueshëm në të gjithë botën dhe i njohur nga Agjensia e Drogave Amerikane) ia del mbanë për të eleminuar ngarkesën virale të koronavirusit në dy ditë.

Por duke terhequr vemendjen e te gjitheve se nje gje e tille nuk duhet perdorur kurrsesi vete, shkencetaret kane thene se do të duhet më shumë kohe për të verifikuar efektivitetin e tij në mposhtjen e koronavirusit te njerëzit.

“Tani duhet të përcaktojmë nëse doza që mund të përdoret tek njerëzit është efektive”- thone studiuesit, duke pohuar se ky do te ishte hapi tjeter i punes.

360grade.al

farma
Thikat, apo të gjithë kundër të gjithëve!



mektrin


mektrin

farma

Tirana Bank


e-albania


e-albania

Të tjera