» EMRI/ Mjeku reanimator i Infektivit preket nga koronavirusi, shtrohet në spital. Ministria jep detajet

EMRI/ Mjeku reanimator i Infektivit preket nga koronavirusi, shtrohet në spital. Ministria jep detajet

Mjeku reanimator i Spitalit Infektiv eshte prekur nga koronavirusi. Mengjesin e sotem ai eshte shtruar ne repartin infektiv ku po trajtohet pasi rezultoi pozitiv ne testin e bere per koronavirusin.

Lajmin e ka bere me dije ish-deputeti i PD-se dhe ish minister i Shendetesise, Tritan Shehu, i cili mes nje mesazhi i ka uruar atij sherim te shpejte.

Ja mesazhi i tij 

I dashur Landi te urojme sherim te shpejte!
Kolegu, miku i ngushte, reanimatori i talentuar, novator i vecante e pedagogu njerezor Prof. Roland Xhaxho, eshte shtruar sot ne repartin infektiv i prekur nga ky virus.
Mbasi ka qene gjate gjithe kesaj periudhe person kryesor ne pershtatjen e sherbimeve te reanimacionit per perballjen me kete epidemi, sic duket do t’i duhet te “pushoje” disa dite, tashme si pacient i perkoheshem.
Megjithese jam i bindur se dhe nga dhoma apo shtrati i spitalit do te vazhdoje te jape kontributin e tij te cmuar me dijet, energjite e optimizmin e perhershem.
Sherim te shpejte aty midis kolegesh.

Ministria e Shendetesise teksa jep lajmin per shtrimin e tij ne spital, njofton se ai u bë pjesë e ekipit të organizimit të shërbimit reanimator për situatën Covid19.

“Dr. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po trajtohet në shërbimin infektiv në QSUT”- njofton ministria.

Ministria e Shëndetësisë i uron shërim të shpejtë mjekut reanimator që po lufton me sëmundjen COVID19, në kujdesin e ekipit mjekësor të spitalit infektiv në QSUT.

360grade.al

farma
Thikat, apo të gjithë kundër të gjithëve!



mektrin


mektrin

farma

Tirana Bank


e-albania


e-albania

Të tjera