» A mundet Covid-19 të depërtojë përmes lëkurës drejt e në trup?

A mundet Covid-19 të depërtojë përmes lëkurës drejt e në trup?

Covid-19 nuk mund të depërtojë përmes lëkurës direkt e në trup (duke përjashtuar këtu plagët në lëkurë të cilat mund të përbëjnë një rrezikshmëri infektimi). Ky është një ndër shqetësimet e shpeshta që po sqarojnë ekspertët e shëndetit publik gjatë këtyre ditëve për shumë qytetarë.
Sa i takon pyetjes se a mundet që Covid-19 të depërtojë përmes lëkurës drejt e në trup?, ekspertët e shëndetit publik sqarojnë se: “Jo. Por mund të jetë e mundur që një person të mund të marrë Covid-19 duke prekur një sipërfaqe, ose objekt që ka virusin në të dhe pastaj të prekë gojën, hundën ose ndoshta edhe sytë”.
Ndaj këshillohet në mënyrë të vazhdueshme kujdesi që duhet të tregojmë për higjienën e duarve, veçanërisht pas prekjes së objekteve apo sendeve të kontaminuara nga ky virus.
Në këto kushte ju duhet të lani duart pas kollitjes ose teshtitjes, kur kujdeseni për të sëmurët, para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit, para se të ushqeheni, pas përdorimit të tualetit, pas kryerjes së ccdo pune, si dhe pas prekjes së kafshëve.
Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart.
Nga ana tjetër duhet të mbani një distancë të caktuar, të paktën një metër nga njerëzit e tjerë, veçanërisht kur kolliten ose teshtijnë ose nëse kanë ethe, sepse virusi gjendet në spërklat e pështymës dhe mund të transmetohet nëpërmjet frymëmarrjes në distancë të afërt.
Telefononi 127 kur keni shenja të kollës, temperaturës apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni udhëtuar kohët e fundit.
Mënjanoni konsumin e produkteve të mishit të pagatuara apo gatuara jo shumë. Mishi, qumështi i papërpunuar apo organet e kafshëve duhet të trajtohen me kujdes, duke përdorur mjete mbrojtëse në mënyrë që të mënjanohet kontaminimi.
Udhëtarët që kanë patur kontakte me raste të konfirmuara apo ekspozim direkt ndaj një burimi të mundshëm të infeksionit duhet të vendosen në observim mjekësor. Kontaktet me rrezik të lartë duhet të mënjanojnë udhëtimet për periudhën e inkubacionit deri në 14 ditë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon të mbani një maskë vetëm nëse dyshoni se mund të jeni infektuar me koronavirusin e ri dhe keni simptomave të tilla si kollë, teshtitje ose nëse jeni duke u kujdesur për një person të dyshuar për infeksion me koronavirusin e ri.
Përdorimi i maskës ndihmon për të kufizuar përhapjen e sperklave dhe nepermjet tyre te virusit, por duhet të ndiqet edhe me masat e tjera të higjienës respiratore dhe të duarve. Nuk është e nevojshme të mbani disa maska njëra mbi tjetrën (të mbivendosura).

360grade.al

farma
Thikat, apo të gjithë kundër të gjithëve!



mektrin


mektrin

farma

Tirana Bank


e-albania


e-albania

Të tjera