» Koronavirusi “gjunjëzon” edhe Hollywood/ Humb jetën aktori i njohur

Koronavirusi “gjunjëzon” edhe Hollywood/ Humb jetën aktori i njohur

Aktor i njohur amerikan, Mark Blum ka ndërruar jetë si pasojë e komplikacioneve me shëndetin pasi ishte infektuar me koronavirus. Ka qenë Madonna ajo e cila ka dhënë lajmin e trishtë pasi ka shprehur ngushëllimet për kolegun, me të cilin ka luajtur në filmin e vitit 1985 “Desperately Seeking Susan”, pas vdekjes së tij.

Këngëtarja dhe aktorja amerikane e kujtoi Blum, i cili vdiq këtë javë në moshën 69-vjeçare, si një njeri “të dashur dhe profesional”. “Zemra ime është me të, familjen e tij dhe të dashurit e tij,” shkroi ajo.

Koronavirusi i merr jetën aktorit Mark Blum | ObserverKult

Vdekja e tij u njoftua nga kompania “Off Broadway Playwrights Horizons”, ndërsa nuk vonoi shumë që SAG-AFTRA të konfirmonte lajmin.“Ai ishte një aktor i mrekullueshëm dhe një njeri shumë i mirë dhe i sjellshëm”, ishte ky mesazhi i Rosanna Arquette në Twitter, me të cilën Blum bashkëpunoi në “Desperately Seeking Susan”.

Disa nga shfaqjet e Bloom në Broadway përfshijnë: Gore Vidal’s The Best Man (2012), Lost In Yonkers (1991), The Assembled Parties (2013) etj.

Desperately Seeking Susan star Mark Blum dies from coronavirus

360grade.al

farma
E njëjta dorë kundër Kosovës dhe Shqipërisë…


mektrin


mektrin

farma


Tirana Bank


greencoast


e-albania

Të tjera