» Misteri i “pacientit 0” në Kinë, virusi i ri u zbulua shtatë javë pasi kishte bërë “kërdinë”. Detaje që duhen lexuar (foto)

Misteri i “pacientit 0” në Kinë, virusi i ri u zbulua shtatë javë pasi kishte bërë “kërdinë”. Detaje që duhen lexuar (foto)

Personi i parë që u testua pozitiv me koronavirusin e ri nga një treg ushqimor në Wuhan, ku besohet se nisi pandemia ishte një grua që shiste karkaleca të gjalla, sipas një dokumenti të publikuar në median kineze.

26433552-8154933-image-a-1_1585221097303

 

 

 

 

 

 

 

Zonja Wei jetonte në një banesë me qira më pak se 500 metra larg nga tregu dhe kishte ethe më 11 dhjetor, sipas deklaratës së saj në gazetën kineze, “The Paper”.

Duke menduar se ishte gripi sezonal, ajo shkoi në një klinikë të vogël dhe të mbushur me njerëz aty pranë për të kërkuar këshilla mjekësore, por injeksionet qe i sugjeroi mjeku, nuk e shëruan sëmundjen e saj.

Gazeta nuk zbuloi identitetin e plotë të Wei, por sipas “The Wall Street Journal” ajo është 57 vjeç dhe emri i saj i plotë është Wei Guixian.

26433546-8154933-image-a-2_1585221111863

Wei, që besohet se është shëruar tashmë, kujtoi simptomat e saj fillestare në “The Paper”:

“Jam ndjerë pak e lodhur, por jo aq e lodhur sa vitet e kaluara. Çdo dimër, gjithmonë vuaj nga gripi. Kështu që unë mendova se ishte gripi”.

Tregtarja tha që ajo vazhdoi të shiste produkte deti në treg ndërsa ishte e sëmurë dhe shkoi në një spital më të madh, Spitalin e Njëmbëdhjetë të Wuhan, për një vitizte të dytë më vonë.

“Doktori në spitalin e Njëmbëdhjetë nuk mundi të kuptojë se çfarë kisha dhe më dha pilula”.

26433916-8154933-image-a-5_1585221629375

Ajo mori ilaçin, por nuk u ndje më mirë. U kthye në klinikën e vogël për të kërkuar më shumë injeksione.

“Por atëherë u ndjeva shumë më keq. Nuk kisha forcë dhe energji të mjaftueshme”, tha ajo.

Më në fund, më 16 dhjetor, ajo u drejtua në një nga spitalet më të mëdha të qytetit, Spitalin Union Wuhan, për një kontroll të duhur.

Atje, një doktor e përshkroi sëmundjen e saj si “tepër të egër” dhe i tha që disa njerëz të tjerë nga Wuhan kishin ardhur tashmë me simptoma të ngjashme.

“Në atë kohë, kishte shumë njerëz në spital”, shtoi ajo.

Wei ishte një nga 27 pacientët e parë të diagnostikuar me COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, sipas një deklarate të Komisionit Shëndetësor Komunal Wuhan më 31 Dhjetor.

Autoriteti tha në atë kohë që asnjë provë nuk kishte treguar se virusi mund të kalohej nga njeriu te njeriu.

26434176-8154933-image-a-7_1585222044016

Megjithatë, identiteti i të sëmurit të parë COVID-19, i njohur si “pacienti zero”, mbetet një mister në Kinë. Wei është e para që u testua pozitive, por pacienti i parë i njohur me koronavirus raportohet të jetë një pensionist rreth të 70-ve, i cili i zhvilloi simptoma më 1 dhjetor dhe nuk kishte qenë më parë në tregun e Wuhan, tha një mjek për BBC.

Sidoqoftë, të dhënat e klasifikuara të qeverisë treguan se rasti i parë i një personi që vuante nga COVID-19 mund të gjurmohet më 17 nëntor, njoftoi “South China Morning Post”. Kjo është më shumë se shtatë javë para se zyrtarët kinezë njoftuan se kishin identifikuar një virus të ri dhe mbi dy muaj para se qytete të ndryshme të rajonit të hynin në bllokim për të përmbajtur përhapjen e virusit.

Të dhënat treguan se autoritetet kineze kanë identifikuar të paktën 266 persona të infektuar para 31 dhjetorit, kohë kur autoritetet Wuhan po ndëshkonin një grup mjekësh që kishin “përhapur panik” për një sëmundje të ngjashme me “SARS”.

Zyrtarët kinezë thonë publikisht se pacienti i parë i koronavirusit u sëmur më 7 dhjetor.

Pekini tani po hedh poshtë vlerësimin se qyteti i Wuhan është vendi i lindjes së shpërthimit global pasi numri i infeksioneve të përditshme atje ra në zero, por u rrit në Evropë.

26434040-8154933-image-a-6_1585221873384

Dr Zhong Nanshan, udhëheqësi i një ekipi ekspertësh të emëruar nga Kina për të trajtuar krizën shëndetësore, javën e kaluar mohoi që virusi e kishte origjinën në Wuhan dhe i quajti pretendimet e tilla si “të papërgjegjshme”.

“Epidemia e re e pneumonisë koronavirus në të vërtetë u zhvillua në Kinë, në Wuhan … por nuk do të thotë që burimi i saj është në Wuhan”, tha Dr Zhong në një konferencë për shtyp.

Pandemia deri më tani ka vrarë më shumë se 22,000 njerëz dhe ka infektuar mbi 486,000 në të gjithë botën.

(Daily Mail)

 

 

 

 

 

 

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera