» Vatikani në ankth/ Kleriku që jeton në një rezidencë me Atin e Shenjtë pozitiv me COVID-19, Papa Francesco bën testin

Vatikani në ankth/ Kleriku që jeton në një rezidencë me Atin e Shenjtë pozitiv me COVID-19, Papa Francesco bën testin

Një nëpunës i Vatikanit, i cili jeton në të njëjtën rezidencë më Papa Franceskon është shtruar në spital pasi është raportuar se ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Emri i klerikun të prekur me COVID-19 nuk është bërë i ditur. AI ka vite që banon në shtëpinë e miqve të Shën Martës në Selinë e Shenjtë.

Meqënëse ky është rasti i pestë më Covid-19 në Vatikan është parë e arsyeshme që edhe Papa Francesko 84 vjeç të bëjë tamponin e koronavirusit, rezultati i të cilit nuk ka dalë ende bëjnë te ditur burime pranë Vatikanit.

Papa Françesku, e ka përdorur këtë godinë si rezidencë, për të konsumuar vaktet e tij si dhe për takime zyrtare. Ai momentalisht vijon të jetë i izoluar që nga e ftohura që kaloi muajin e kaluar.

Italia vijon të mbetet epiqendra e Evropës për shpërthimin e virusit dhe deri tani ka mbi 7500 të vdekur dhe rreth 60 mijë të infektuar. Pas Italsië është Spanja me 4089 persona të vdekur.

(BalkanWeb)

360grade.al

farma
Koronavirusi, kurorëzon Ramën dhe për “X” vite të tjera, por…

Të tjera