» “Fytyra e tij është simbol i fitores”/ Beteja e Leos me koronavirusin, vogëlushi shërohet dhe mund të kthehet në shtëpi

“Fytyra e tij është simbol i fitores”/ Beteja e Leos me koronavirusin, vogëlushi shërohet dhe mund të kthehet në shtëpi

Leonardo bën një ngërdheshje argëtuese para kamerës: fytyra e tij është simbol i fitores. Kështu tregon Kryetari i Komunës së Corbettas, Marco Ballarini, duke postuar një foto të fëmijës nga Milano i shëruar nga koronavirusi. Leo përfaqëson një nga shumë fëmijët pozitivë për virusin që kanë fituar betejën në spital falë ndihmës së mjekëve ose ende janë duke luftuar; por fatmirësisht askush nuk është rëndë.

“Mirësevjen në shtëpi Leo i vogël. Sot kemi një arsye më shumë për të buzëqeshur, për të qenë të lumtur, për t’u ndjerë edhe më shumë një komunitet i bashkuar”, shkroi kryebashkiaku.

“Sot shikojmë fytyrën e mrekullueshme të shpresës, shpresës sonë. Corbetta, mirëpresim në shtëpi Leonardon e vogël, i sapodalë nga spitali ku fitoi betejën me koronavirusin”, shtoi Ballarini.

Një tjetër fëmijë del nga spitali në Genova

Si Leo, një fëmijë tjetër doli nga spitali Gaslini i Genovas. Një fëmijë pozitiv i cili nuk ka më shqetësime shëndetësore dhe tani do t’i japë fund periudhës së izolimit të tij në shtëpi. Kjo u njoftua nga Presidenti i Rajonit të Ligurias Giovanni Toti dhe Këshilltarja Rajonale për Shëndetësi Sonia Viale.

Një fëmijë shërohet edhe në Piemonte

Edhe në Piemonte një tjetër fëmijë 3-vjeçar është shëruar nga koronavirusi. Kjo u komunikua nga Njësia Rajonale e Krizave, e cila shpjegon se bashkë me të janë nxjerrë nga spitali, dy banorë të provincës së Torinos (dy gra të moshës 51 dhe 58-vjeçare); dy banorë të Alessandrias (një burrë 55 vjeç dhe një grua 69-vjeçare); një grua 45-vjeçare nga Cuneo dhe një burrë 40 vjeç nga jashtë rajonit.

Në Abruzzo një vajzë 5 muajshe, pozitive

Është edhe një vajzë pesë muajshe në mesin e njerëzve të testuar pozitivisht për virusin në Abruzzo. Bëhet fjalë për një vajzë nga Spoltore (Pescara), një qendër ku ka të paktën 10 raste të konfirmuara të koronavirusit. Javën e kaluar vajza e vogël përfundoi në spitalin e Pescaras me simptoma gripi; iu nënshtrua tamponit, dhe u konstatua pozitive ndaj Covid-19. Pas disa ditësh në spital, gjendja e saj u përmirësua dhe ajo la spitali. Tani, mësohet nga burime shëndetësore, se është mirë dhe është në shtëpi, me mbikëqyrje aktive nga ASL. Po punohet për të rikonstruktuar origjinën e infeksionit dhe për këtë arsye, kontrolle shëndetësore janë duke u zhvilluar edhe tek prindërit e saj.

Një fëmijë 8 muajsh pozitiv në Terni

Një vajzë e vogël tetë muajshe është infektuar në zonën e Ternit. Bëhet fjalë për vajzën e një punonjësi të një shtëpie për të moshuarit në Castel Giorgio ku u konstatua infektimi i një prej tyre. Kështu shkruajnë gazetat lokale, duke cituar kryetarin e bashkisë së Acquapendente, Angelo Ghinassi ku jeton familja e vogëlushes. Vajza është në shtëpi dhe është mirë. Nga Komuna e Castel Giorgio u mësua se pesë nga pesëmbëdhjetë punonjësit e shtëpisë së të moshuarve rezultuan pozitivë në tamponin për koronavirusin.

360grade.al

farma
Koronavirusi, kurorëzon Ramën dhe për “X” vite të tjera, por…

Të tjera