» “Brenda 30 ditëve spitali-karantinë, s’jemi para një ububuje”, Rama i vë afat ministres, Manastirliu shpjegon cilët pacientë do shtrohen aty

“Brenda 30 ditëve spitali-karantinë, s’jemi para një ububuje”, Rama i vë afat ministres, Manastirliu shpjegon cilët pacientë do shtrohen aty

Sfida e qeverisë është që brenda 30 ditëve, por edhe më herët, të ndërtohet struktura e re që do të përshtatet si spital-karantinë, e vendosur në një godinë rezidenciale.

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se në skenarin e parë të dytë të tretë janë spitalet në QSUT dhe ai i Sanatoriuani. Do ketë 80-100 shtretër të parë, kati i parë do shërbejë për veshje e zhveshje të personelit, reanimacion për shërbimet bazë, do ketë edhe një njësi që do shërbejë si
reanimacion të vogël”.

Rama: Mbase nuk vjen nevoja por ne duhet të jemi të përgatitur për cdo lloj zjarri.

Manastirliu: Çdo kat do ketë strukturë infermierike, farmaci, imazheri bazë, radiografi të lëvizshme, për personat që nuk kërkojnë shërbimin e një spitali tipik, por që janë në fazën e shërimit. Kampus tipik që mund të përshtatet edhe në planin afatgjatë”

Rama: Për sa kohë?

Manastirliu: Sot ju kryeministër merrni vendimin për ta marrë në dispozicion e për të nisur procedurat ligjore, brenda 20 ditëve do nisim punën. Kemi mundësi me kapacitetet tona të përballojmë një muaj sipas projeksionit që kemi bërë, kjo është për skenarin e katërt.

Rama: Sfida është për 30 ditë ta bëjmë spitalin. Procedurën mund ta bëjmë edhe më shpejt se jemi në luftë, por sfidën e kemi për 30 ditë, nëse e bëjmë spital për 30 ditë e kemi mundësi të fillojmë lehtësimin, s’kemi pse mbajmë në spitalin e vijës së parë atje njerëz që janë në kushte të mira shëndetësore, e dimë që s’jemi përpara një ububuje por s’duhet ta lejojmë të na ndodhin katastrofat që u kanë ndodhur të tjerëve”.

rama karantine1rama karantine2rama karantine3

360grade.al

farma
Koronavirusi, kurorëzon Ramën dhe për “X” vite të tjera, por…

Të tjera