» “Jam në luftë për të shpëtuar veten dhe foshnjën time”- Gruaja shtatzënë jep mesazhin nga shtrati spitalit: Koronavirusi më shkaktoi pneumoni në të dy mushkëritë

“Jam në luftë për të shpëtuar veten dhe foshnjën time”- Gruaja shtatzënë jep mesazhin nga shtrati spitalit: Koronavirusi më shkaktoi pneumoni në të dy mushkëritë

Një grua shtatzënë është në luftë për të shpëtuar veten dhe foshnjen e saj pasi është prekur nga koronavirusi.

Karen Mannering, nga Herne Bay, Kent, me anë të një video nga spitali tregoi se ka pneumoni në të dyja mushkëritë për shkak të virusit.

39 vjeçarja, e cila është 26 javëshe shtatzënë, u kërkoi njerëzve që të mos dalin jashtë dhe t’i përmbahen rregullave të distancimit social, ndërsa shtoi se po lufton për veten dhe foshnjën e saj.

“Nëse doni të dilni me miqtë tuaj për të pirë një birrë ose për shëtitje sepse moti është i mirë, atëherë ju do merrni virusin në shtëpi dhe do vrisni dikë. Një nga anëtarët e familjes suaj,”– tha gruaja, e cila është në pritje të fëmijës së katërt.

Ndërsa më pas shtoi: “Më thanë që kam COVID-19 dhe jam sëmurë prej dy javësh. Jam në spital prej të shtunës. Kam pneumoni në të dy mushkëritë dhe po luftoj për veten dhe fëmijën tim. Kam tre fëmijë në shtëpi dhe një bashkëshort, të cilët nuk i takoj dot.”

Mannering raportohet se ëshë shtuar në spitalin Margate’s QEQM. Ajo shtoi se nuk e di si është infektuar me virus dhe se është shumë sëmurë.

360grade.al

farma
Koronavirusi, kurorëzon Ramën dhe për “X” vite të tjera, por…

Të tjera