» Polici me COVID 19 në Durrës, karantinohen disa punonjës

Polici me COVID 19 në Durrës, karantinohen disa punonjës

Një efektiv i drejtorisë së policisë së Durrësit ka rezultuar me COVID 19 dhe kjo ka detyruar edhe kolegët e tij të vetëkarantinohen për shmangur përhapjen më tej të koronavirusit.

Por përveç tij dyshohet se është infektuar dhe kolegia e tij që kishte zyrën afër.

“Kolegët janë karantinuar dhe po kalohen në proces kontrolli. Efektivi ka pasur një detyrë funksionale të takojë shumë persona gjatë ditës. Numri i kontakteve dyshohet të jetë i madh” raportoi gazetari i Ora News, Mark Bunga.

Numri i të infektuarve në Durrës ka shkuar në 10.

360grade.al

farma
Koronavirusi, kurorëzon Ramën dhe për “X” vite të tjera, por…

Të tjera