» Koncerte në kohë koronavirusi, yjet ndërkombëtarë bëhen bashkë, performojnë nga shtëpia, ja arsyeja

Koncerte në kohë koronavirusi, yjet ndërkombëtarë bëhen bashkë, performojnë nga shtëpia, ja arsyeja

Por ky nuk do të jetë një koncert siç jemi mësuar të shohim.

Për shkak të mbajtjes së distancës sociale, yjet e muzikës do e bëjnë koncertin live nga dhomat e banesave të tyre.  Koncerti, që është planifikuar të mbahet të dielën, do të moderohet nga Sir Elton John.

Një ditë më pas Ellish do ti bashkohet BTS dhe Dua Lipës, si edhe këngëtarëve të tjerë në një shfaqje televizive për mledhjen e fondeve.

Ata do performojnë në një emision special të James Corden’s Late Late Shoë.

Duke transmetuar nga garazhi i tij, moderatori britanik do lidhet me grupin BTS në Korenë e Jugut, Dua Lipën në Londër, Andrea Bocellin në Itali, Eilish, vëllain e saj Finneas O’Connell dhe John Legend në Los Angeles.

“Xhirimi nga garazhi i James mund të jetë larg nga perfeksioni, por në rrethana të tilla shpresojmë se mund të ndihmojë dikë, diku, i cili ka nevojë të gëzojë tani,”– thanë producentët Ben Winston dhe Rob Crabbe.

360grade.al

farma
Koronavirusi, kurorëzon Ramën dhe për “X” vite të tjera, por…

Të tjera