» Bota ‘mban frymën’ nga kërcënimi i COVID-19, në total 471.821 të infektuar. Sërish raste të reja në Kinë

Bota ‘mban frymën’ nga kërcënimi i COVID-19, në total 471.821 të infektuar. Sërish raste të reja në Kinë

Në një kohë kur pandemia e COVID-19, shifrat çdo ditë ndryshojnë. Kështu, nga të dhënat e OBSH-së, në nivel global, shifra e personave të prekur nga ky virus vdekjeprurës ka shkuar në 471.821 persona. Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë prekur 68.489 dhe numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 1032, ndërkohë në Kinë raportohet se brenda 24 orëve ka pasur 67 raste të reja si dhe 6 persona që kanë humbur jetën.

 

Sakaq, në Italia mësohet se 74.386 persona janë prekur, ndërsa 7.503 janë viktima. Një numër të lartë të prekurish ka dhe në Spanjë, vendi i dytë pas Italisë më i goditur në Europë, me 49515 të prekur. Po ashtu në Gjermani ka 37.323 persona të prekur nga koronavirusi, ndërsa në Francë 25.233.

Dramatike paraqitet situata dhe në Britaninë e Madhe ku ka 9.529 të prekur, ndërsa në Holandë ka 6.412 raste. OBSH bën me dije se numri i të prekurve në Turqi ka shkuar në 2.433, në Greqi 821, ndërkohë në Maqedoninë e Veriut 177 si dhe në Mal të Zi 53 të prekur. Aktualisht në vendin tonë raportohet për 146 persona të prekur, ndërsa në Kosovë 71.

360grade.al

farma
Koronavirusi, kurorëzon Ramën dhe për “X” vite të tjera, por…

Të tjera