» Franca shënon 231 vdekje në një ditë, autoritetet paralajmërojnë “Do kemi shumë familje në zi”

Franca shënon 231 vdekje në një ditë, autoritetet paralajmërojnë “Do kemi shumë familje në zi”

Bilanci i viktimave nga koronavirusi në Francë ka arritur në 1 331 të vdekur, nderkohë janë 25 233 persona të infektuar – 2 933 persona më shumë se një ditë më parë.

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit në Francë tha në një konferencë sot se numri i viktimave në 24 orëve të fundit është 231.

Jérôme Salomon paralajmëroi se Franca do të përballet me shumë familje në zi pasi numri i viktimave do të rritet.

“Do të shohim shumë tragjedi familjare. Doktorët meritojnë admirimin dhe falenderimin tonë të përditshëm” tha Salomon sot.

Po përballemi me një epidemi që paprecedentë të rëndë dhe që përhapet shpejt, dhe vala e rasteve të rënda tashmë është këtu” shtoi ai.

Ndërkohë  qe në total janë 25 233 persona të infektuar me covid-19  prej tyre 2 827 qytetarë janë në terapi intensive.

360grade.al

farma
Koronavirusi, kurorëzon Ramën dhe për “X” vite të tjera, por…

Të tjera