» Kronika e 2015 në televizionin italian: “Kinezët krijojnë supervirusin pulmonar”. Rai: “Asnjë lidhje me Covid-19”. E mohon dhe Conte

Kronika e 2015 në televizionin italian: “Kinezët krijojnë supervirusin pulmonar”. Rai: “Asnjë lidhje me Covid-19”. E mohon dhe Conte

Bëri xhirot e rrjeteve sociale, por shkenca mohon dhe gjithashtu u mohua nga Kryeministri italian Conte kronika e TGR Leonardo i cili më 16 nëntor 2015 lançoi lajmin “Kinezët krijojnë supervirusin në laborator”.

Drejtori i Rai, Alessandro Casarin, ndërhyri për të shpjeguar se ai shërbim “kishte marrë spunto nga një publikim i revistës “Nature”.

Casarin saktësoi që vetë revista e ka bërë të qartë se virusi nuk ka asnjë lidhje me Covid-19. “Unë nuk e kam parë atë kronikë, por kam referenca që nuk është ashtu”, tha kryeministri Conte.

“Shkencëtarët kinezë krijojnë një supervirus pulmonar nga lakuriqët e natës dhe minjtë”. Kështu fillonte kronika që përfundoi në stuhi.
“Është një eksperiment, por shqetëson shumë, – shpjegonte drejtuesi – Një grup shkencëtarësh kinezë implantojnë një proteinë të marrë nga lakuriqët në virusin Sars të marrë nga minj dhe del një supervirus që mund të prekë njerëzit”.

Conte: “Virus në laborator? Kam referenca që nuk është kështu”
“Unë nuk e kam parë kronikën, por kam referenca që nuk është ashtu”. Kështu deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte mbi hipotezën e një koronavirusi të krijuar në laborator.

Një mendim shkencor erdhi nga epidemiologu Enrico Bucci i cili, i intervistuar nga Raineës24, nënvizoi: “Covid-19 nuk është i njëjti virus i krijuar në laborator nga kinezët në 2015 që nuk kishte asnjë aftësi epidemike. Për më tepër, ka dyshime se Covid-19 nuk u krijua në laborator, por është rezultat i selektimi natyror”.

Edhe virologu Roberto Burioni ka dashur ta përgënjeshtrojë mashtrimin përmes kanaleve të tij sociale duke sqaruar se nuk ka asnjë lidhje midis virusit të krijuar në laboratorët kinezë dhe koronavirusit aktual.

Capua: Virusi rrjedh nga bota e egër
Ilaria Capua gjithashtu ndërhyri për këtë çështje. “Covid-19 është një virus që rrjedh nga rezervuari i egër. Ne ende nuk e dimë se sa specie kafshësh goditi para se të arrinte te njerëzit. Doja t’iu thosha komplotistëve se kodi, sekuenca, e këtij virusi për të cilin po flasim në TgrLeonardo, është një pjesë integrale e botimit”, shpjegoi virologia që drejton Qendrën Shëndetësore të Ekselencës në Universitetin e Floridas.

“Kështu – tha Capua – nëse Covid-19 do të kishte qenë afër këtij virusi, ne do ta dinim menjëherë ditën tjetër”.

360grade.al

farma
Koronavirusi, kurorëzon Ramën dhe për “X” vite të tjera, por…

Të tjera