» Mocioni/ Albin Kurti: “Duan të më rrëzojnë, ata që kanë plan të gatshëm për ndarjen e Kosovës”

Mocioni/ Albin Kurti: “Duan të më rrëzojnë, ata që kanë plan të gatshëm për ndarjen e Kosovës”

Albin Kurti ka qenë i drejtëpërdrejtë në falimin që ka mbajtur në parlament në seancën e mocionit për shkarkimin e tij. Kryeministri i Kosovës e ka lidhur drejtëpërdrejt shkarkimin e tij brenda 50 ditësh me planin e gatshëm të Thaçit e Vuçiçit për të realizuar në Shtëpinë e Bardhë shkëmbimin e territoreve. Albin Kurti, ka deklaruar se sa kohë ai do të jetë në krye të ekzekutivit nuk do të lejojë marrëveshje “ku përfshihet shkëmbimi me territore”. Një marrëveshje e tilë “nuk do të bëhet as në Shtëpinë e Bardhë, as në të gjelbrën e as në të kuqen” ka thënë ai.

Sipas Kurtit edhe tentative për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, edhe incidenti me ministrin e Brendëshëm Agim Veliu edhe kërcënimet se Amerika do të tërheqë trupat ushtarake apo do të ndërpresë ndihmët janë bërë me qëllimin për të rrëzuar një qeveri që ishte pengesë për realizimin e një marëveshje të negociiuar fshehhtas mes Thaçit dhe Vuçiçit.
“Për bindjen time motori i këtij nxitimi nuk ka të bëjë fare as me ministrin as me tërheqjen e trupave, por ka të bëjë, asgjë më pak, me një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territoresh. Ky pazar presidencial e kërkon rrëzimin e Qeverisë. Pazari me këtë qeveri ku jam unë nuk bëhet. Provoi ta bëjë gjendjen e jashtëzakonshme nuk e bëri. Shkoi në Shtëpi të Bardhë me bo marrëveshje, pse s’e bëri?

Kryeministri nën mocion tregoi se vetë presidenti Hashim Thaçi në takimin e tyre të fundit i ka folur për firmosjen e menjëhershme në Uashington: “Unë jam i bindur se ka marrëveshje të gatshme, praktikisht këtë ma ka konfirmuar edhe ai. E takova presidentin, s’u morëm vesh, dy orë e takova. Ai ma përsëri tri herë: kryeministër hiqe taksën, vetëm ne jemi njerëz të votuar që kemi mandat ta heqim njërerë e mirë qafe Serbinë, shkojmë bashkë në Uashington e bëjmë marrëveshjen bashkë”, tha ai.

Por duke i paraprirë rezultatit të mocionit Albin Kurti edhe në fund ka deklaruar: “Beteja për mbrojtjen e kufijve të Kosovës nuk zhvillohet vetëm nga karrigja ku jam sot, ajo bëhet edhe në forma të tjera”.

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera