» ‘’Evropa na hapi derën e purgatorit’’, Fuga për kushtet e negociatave: Kësaj i thonë të rinisësh ndërtimin e shtetit nga e para, sikur të ishim në vitet ‘90

‘’Evropa na hapi derën e purgatorit’’, Fuga për kushtet e negociatave: Kësaj i thonë të rinisësh ndërtimin e shtetit nga e para, sikur të ishim në vitet ‘90

Akademiku dhe Profesori Artan Fuga ka qenë skeptik lidhur me dokumentin e Këshillit Europian për negociatat me kushte të Shqipërisë po ashtu edhe për vendimin pozitiv nga ministrat e jashtëm të BE.

Ai thotë se me këto kushte i bie të rinisim së bëri shtetin nga e para sikur të ishim në vitin 2020. Sipas tij BE foli qartë dhe me pak fjalë shprehet se Shqipëria ka bërë përparime, por nuk është asgjëkundi sipas BE.

Po ashtu Fuga thotë se dera që hapi BE për Shqipërinë është ajo e pritjes, ku Shqipëria ose del e pastër, ose shlyen mëkatet, ose kthehet prej andej nga ka ardhur, duke e paralelizuar këtë proces me ”Purgatorin” e Dante Aligerit.

STATUSI I ARTAN FUGËS

Evropa na hapi derën e purgatorit!

————–
Cfarë kërkon nga ne me të drejtë Europa gjatë bisedimeve për t’u integruar në BE?

– Reformë zgjedhore
– Vendosje përpara drejtësisë e gjykatësve dhe prokurorëve të implikuar me krimin
– Marrje parasysh e të gjitha sugjerimeve të Komisionit të Venecias për sistemin e drejtësisë.
– Respektimin dhe zgjerimin e të drejtave politike qytetare.
– Shtet të bazuar mbi ligjet.
– Reformë totale e ekonomisë.
– Krijimi i Gjykatës të Lartë dhe Kushtetuese.
– Vendimi nëse pranohen ose jo zgjedhjet e 30 qershorit
– Ripunim dhe rishikim i ligjit për mediat.
– Venie para drejtësisë të atyre politikanëve që kanë shitblerë votat në zgjedhjet e kaluara.
– Shkeputje nga dhe gjykim i politikanëve me rekorde ose me lidhje ose vepra kriminale.
– Respektim i te drejtave të minoriteteve
– Përfundim i procesit të vetingut.
– Transparenca në financimin e partive politike dhe të zgjedhjeve

etj.

Me një fjalë t’ja fillojmë nga e para. Sikur të ishim në vitin ’90.
E kuptoni se çfarë na keni sjellë me këto vonesa? Minimumi dhjetra mijra shqiptarë që kanë braktisur shtetësinë.
A nuk janë ato kritika që i bëhen qeverisjes nga kritikët e saj?

Dhe duhet thënë që janë vetëm kryesoret, se poqese i hyn arsimit, pushtetit lokal, territorit, kulturës, etj. lista nuk mbaron kurrë.

A do jenë në gjendje që pasi kaluan 30 vjet për t’i krijuar këto thagma, të nisin korrigjimin e tyre?

Kësaj i thonë të rinisësh ndërtimin e shtetit nga e para.

Cfarë turpi të thonë kështu!!!

Të pranojmë në bisedime, por dije se ke bërë përparime, por nuk je asgjëkundi!

Dhe na thonë : Nëse nuk i realizon, edhe bisedime i ndërpresim dhe ktheheni përsëri andej nga erdhët!

Dhe të mendosh që Maqedonisë të Veriut pothuajse nuk i kanë shkruar asgjë me të kuqe.

Dhe thonë : na e hapi Evropa!
Na e hapi dhomën e pritjes!
Disa propagandistë manipulatorë dhe pa dinjitet, bërtasin : urrahhh, a thua ka gjetur vaksinën e covid19!!!

Na ka hapur vetëm portën e purgatorit nga ku ose dalim të pastër dhe shlyejmë të gjitha mëkatet, ose shkojmë në ferr!

Nëse nuk kuptojmë se me të drejtë na kanë dhënë dackën që meritonim, as mos shpresojmë që kei drejtimin e duhur për të realizuar integrimin.

Sigurisht vetëm do të mbesim!

Pse çirremi pastaj : Jemiiiiii vetëëëmmmmm!

Ka ardhur koha të mbledhim vetëm e mjaft me alibira. Europa na e ka thënë të vërtetën troç!

Jemi shoqëri piramidale! Piramidë bosh!

(BalkanWeb)

360grade.al

farma
Koronavirusi, kurorëzon Ramën dhe për “X” vite të tjera, por…

Të tjera