» Pandemia koronavirus: Shëndetsia 25 milionë euro, ndërsa Becchetti …

Pandemia koronavirus: Shëndetsia 25 milionë euro, ndërsa Becchetti …

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Uashington hoqi pezullimin e ekzekutimit te gjobës 110 milionë euro kundër Shqipërisë për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Bechetti.

Vendimi i pezullimit ishte marrë me 27 gusht të vitit 2019. Në 24 prill, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për konfliktet e investimeve, e njohur ndryshe s

Ndërkohë me 23 mars 2020 e njëjta gjykata e hoqi pezullimin, duke lënë në fuqi gjobën e madhe për shtetin shqiptar. Konflikti nisi pasi Shqipëria prishi kontratën koncesionare mes Shqipërisë dhe kompanisë së italianit Francesko Becchetti për ndërtimin e hidrocentralit në lumin Vjosë. Kontrata ishte nënshkruar shumë vite më parë por për shkak të zvarritjeve, kontrata u prish në mënyrë të njëanshme.i ICSID, e gjobiti Shqipërinë me 110 milionë euro për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Beccheti.

Këto zhvillime vijnë në një kohë të vështirë për financat shqiptare, kur na duhet të përballemi me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe më shumë akoma me krizën ekonomike si pasojë e pandemisë globale të koronavirusit, prej të cilës shumë biznese janë detyruar të mbyllen.

Kryeministri Rama duke shpallur para disa ditësh paketën ekonomike për të përballuar efektet e koronavirusit caktoi një vlerë prej 25 milionë dollarë për shëndetsinë , e cila është në frontin e parë në luftën me virusin vdekjeprurës.

Në të njëjtën kohë sipas vendimit të gjykatës së arbitrazhit, duket se biznesmenit italian Becchhetti, i lind e drejta të bllokojë llogaritë e shtetit Shqiptar dhe të tërheqë gjobën e njohur nga gjykata, duke rënduar edhe më shumë situatën ekonomike të Shqipërisë.

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera