» Erdhi me bujë te Reali, Murinjo kërkon të marrë për vete futbollistin madrilen

Erdhi me bujë te Reali, Murinjo kërkon të marrë për vete futbollistin madrilen

Trajneri i Totenhemit Hoze Murinjo ka përpiluar një listë me futbollistët që dëshiron që klubi t’i blejë për sezonin e ardhshëm. Sipas “Sky Sport”,  tekniku portugez ka zgjedhur qendërmbrojtësin e madrilenëve Eder Militaon si njeriun që do të sjellë freski në mbrojtjen e skuadrës londineze.

Edhe pse brazili erdhi me bujë në “Santiago Bernabeu” gjatë verës së kaluar, ai është aktivizuar vetëm 9 ndeshje duke mos arritur të bindë teknikun Zidan. Ish-futbollisti i Portos vlerësohet për aftësinë në pasim. Ndërsa Murinjo duhet të mendojë për të gjetur lojtarin që do të zëvendësojë mbrojtësin belg Jan Vertonghen, i cili me shumë gjasa në fund të këtij sezoni do të largohet nga Londra./panoramasport

360grade.al

farma
Koronavirusi, kurorëzon Ramën dhe për “X” vite të tjera, por…

Të tjera