» Inxhinierët italianë prodhojnë ventilatorë 3D për t’u ardhur në ndihmë spitaleve

Inxhinierët italianë prodhojnë ventilatorë 3D për t’u ardhur në ndihmë spitaleve

Italia është cilësuar si vatra kryesore e koronavirusit të ri dhe deri më tani ka regjistruar numrin më të madh të viktimave dhe të  infektuarve, duke ia kaluar kështu edhe Kinës, e cila është cilësuar si origjina e virusit famëkeq.

Inxhinerët italianë janë duke prodhuar ventilatorë, të ngjashme me “maska polumbarësh”, duke i pajisur ato me valvola të frymëmarrjes 3 D, për t’i ardhur  në ndihmë në këtë mënyrë spitaleve, të cilat po ndeshen me një krizë si kurrë më parë si pasojë e padnemisë.  Frima me bazë në Brescia, ka ofruar këto produkte falas për spitalet lokale në rajonin e Lombardisë, që është konsideruar si vatra kryesore e kornavirusit në Itali. Cristian Fracassi, themeluesi i kësaj firme, ofroi falas këto shërbime pasi dëgjoi për krizën e veltilatorëve nëpër spitalet, që kanë një numër të konsiderueshëm pacientësh të diagnostikuar me koronavirus.

 

Problemet e frymëmarrjes janë ndër simptomat më të rënda të COVID-19, sëmundje e cila ka vrarë më shumë se 5.400 persona në Itali.

“Kur dëgjuam për krizën e ventilatorëve ne prodhuam 100 prej tyre dhe ia dorëzuam spitaleve. Dhe ata na thanë që ato funksionojnë. Ishte më e pakta që mund të bëja për të ndihmuar mjekët dhe infermierët që punojnë gjatë gjithë ditës për të shpëtuar jetën e njerëzve”, u shpreh themeluesi i firmës Cristian Fracassi/tch

360grade.al

farma
Koronavirusi, kurorëzon Ramën dhe për “X” vite të tjera, por…

Të tjera