» Jul Deda: Një të mirë e paska kjo situatë…

Jul Deda: Një të mirë e paska kjo situatë…

Situata alarmante e Koronavirusit në të gjithë botën ka bërë që sytë dhe shpresa të jenë të drejtuara nga mjekët.

Edhe në postimin e fundit që Jul Deda ka bërë në “Instastory” ka folur për bluzat e bardha.

Ai e risjell në vëmendjen e ndjekësve talentin dhe përkushtimin e mjekëve shqiptarë të cilët ndodhen në të gjithë botën.

Në këto ditë të vështira ata janë në krye të punës duke bërë të pamundurën për t’i ardhur në ndihmë të sëmurëve.

“Një të mirë e paska kjo situatë. Po shohim se sa shumë shkencëtarë dhe mjekë shqiptarë punojnë suksesshëm në çdo cep të planetit. Më vjen mirë që janë të rëndësishëm aty ku janë por më vjen keq që s’janë në Shqipëri”, shkruan Juli në postimin e tij, duke treguar keqardhjen që shumë mjekë dhe infermierë janë larguar nga vendi për të ushtruar profesionin në një vend tjetër.

Image

360grade.al

farma
Koronavirusi, kurorëzon Ramën dhe për “X” vite të tjera, por…

Të tjera