» Front kundër zhvillimit të “Tokyo 2020”, të gjithë “fryjnë” për të shuar flakën olimpike

Front kundër zhvillimit të “Tokyo 2020”, të gjithë “fryjnë” për të shuar flakën olimpike

Organizatorët japonezë besojnë ende, ndërsa Komiteti Olimpik Ndërkobëtar kërkon kohë për të vendosur. Por të qartë në idetë e tyre janë atletët. “Lojrat Olimpike 2020 duhet të shtyhen, pse jo të zhvillohen vitin e ardhshëm”. Me këtë bindje është krijuar një front që kundërshton nisjen e kompeticionit më të rëndësishëm të sportit botëror sipas programit.

The Tokyo Olympics Is Under Pressure To Be Cancelled

Një gjë që duket e pamundur, pavarësisht rezistencës së Japonisë, që mbi të gjitha ka edhe një prapavijë financiare. Shtyrja e “Tokyo 2020” do të shoqërohej me një faturë 6.1 miliard dollarë për organizatorët. Por shëndeti i atletëve dhe tifozëve vjen para së gjithash. Kështu pas Kanadasë dhe Australisë që zyrtarisht morën një pozicion të fortë, duke u shprehur se nuk do të dërgojnë delegacionet e tyre, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ndjekin të njëjtën rrugë. Sinjalet e para vijnë nga një sondazh i publikuar nga Komiteti Olimpik Amerikan.

9b3bcd9eefba4a3b9f60623f1dad4036 Kv2c 1081x611@gazzetta Web 1081x611

Sipas tij, nga 4 mijë atletë pyetësorit i janë përgjigjur 1780 dhe 68% e tyre ishte pro shtyrjes së Olimpiadës. Po ashtu, 65% e atletëve amerikanë bëjnë të ditur se masat anti-virus kanë kushtëzuar përgatitjet dhe 25% nuk po stërvitet për momentin. Kjo do të thotë se ata nuk mund të garojnë në kushte të sigurta dhe korrekte. Zërat kundër që forcojnë frontin kundër zhvillimit të Lojrave Olimpike në verë vijnë edhe nga atletë dhe kampionë nga e gjithë bota, ndërsa presioni te organizatorët dhe CIO është rritur ndjeshëm./bw

360grade.al

farma
Do të vijë Dita që “ata” do bien në gjunjë dhe do t’përloten, por …

Të tjera