» Pamjet me dron/ Prej orës 05:00 të mëngjesit, radhë kilometrike makinash te tregu agro-ushqimor i shumicës

Pamjet me dron/ Prej orës 05:00 të mëngjesit, radhë kilometrike makinash te tregu agro-ushqimor i shumicës

Radhë kilometrike e automjeteve është krijuar në autostradën Tiranë- Durrës, pranë tregut agro-ushqimor, prej orës 05:00 të mëngjesit kur nis edhe lejimi i qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve.

Për shkak të shkurtimit të afatit që u lejohet tregjeve të pakicës të operojnë, tek ai i shumicës është krijuar një kaos total, një radhë e madhe të tregtarëve që presin të furnizohen me frut –perime. Report Tv sjell pamje me dron nga tregu monopol i shumicës në kryeqytet, që sjell grumbullime të mëdha njerëzish në çdo periudhë të vitit, por në ditët e sotme ai është shndërruar në një rrezik serioz për përhapjen e koronavirusit, duke qenë se nuk respektohet asnjë masë mbrojtëse.

Tregjet janë shndërruar në një nga pikat më problematike sa i përket respektimit të distancës. Teksa në supermarkete, furra buke apo banka, biznese këto që qëndrojnë të hapura  edhe në këtë kohë koronavirusi, respektohet distanca, në tregje aspak. Njerëz të papajisur me mjete mbrojtëse si maska apo doreza, por mbi të gjitha as nuk ruhet distanca, për këtë arsye herë pas herë është dashur ndërhyrja e policisë dhe ushtrisë për të këshilluar qytetarët .

 

Pamje me dron nga tregu ushqimor i shumicës

360grade.al

farma
Koronavirusi, kurorëzon Ramën dhe për “X” vite të tjera, por…

Të tjera