» Shoku i skuadrës së Gjasulës me koronavirus rrëfen vuajtjet: Po më dridhej trupi nga ethet, u qetësova kur…

Shoku i skuadrës së Gjasulës me koronavirus rrëfen vuajtjet: Po më dridhej trupi nga ethet, u qetësova kur…

Futbollisti i Padërbornit dhe shoku i skuadrës së mesfushorit të Shqipërisë KlausGjasula, Luka Kilian rrëfeu për herë të parë se si përjetoi simptomat e koronavirusit.

Në një rrëfim për mediat gjermane, 20-vjeçari tregon se i ndjeu simptomat e para në datën 10 mars dhe dy ditë më vonë shkoi menjëherë te mjeku për të kryer analizat. Ai shton se ka përjetuar dridhje të fuqishme të trupit dhe ka kaluar një frikë të madhe, ndërsa tani shton se shëndeti i tij është përmirësuar.

“Gjithçka nisi në datën 10 mars. Kisha thatësirë në fyt pa kollë. Dhimbjet e kokës po më shtoheshin, por unëv vazhdoja të stërvitesha normalisht. Në datën 12 mars, pësova ethet e para dhe shkova menjëherë tek doktori për të vendosur tamponin. Ditën tjetër, simptomat e koronavirusit u bënë më të forta dhe për herë të parë kam përjetuar frikë. Katër ditë më vonë ndjeva se ethet po më binin. U frikësova fillimisht sepse shëndeti po përkeqësohej me kalimin e orëve dhe kur ndjeva se trupi im po reagonte, u çlirova.

LucaKilianDR

Ju këshilloj të gjithëve që t’i merrni seriozisht këshillat e mjekëve. Qëndroni për disa javë në shtëpi, ndryshe virusi nuk do të largohet”, deklaroi futbollisti i Padërbornit Luka Kiliani.

Ditën e djeshme, të gjithë lojtarët e Padërbornit, përjashtim të Luka Kilianit rezultuian negativ në testet për koronavirusin. Ndërkohë, që 20-vjeçari gjerman po shkon drejt rehabilitimit të plotë./panoramasport

360grade.al

farma
Koronavirusi, kurorëzon Ramën dhe për “X” vite të tjera, por…

Të tjera