» Negociatat/ 73 eurodeputetë letër KiE: Përcaktoni një datë për bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Negociatat/ 73 eurodeputetë letër KiE: Përcaktoni një datë për bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

73 eurodeputetë të Parlamentit Evropian i kanë dërguar një letër Këshillit Evropian, ku i kërkojnë përcaktimin e një date për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Letra është bërë publike nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i cili shprehet  besim-plotë se Këshilli Europian të enjten do të miratojë fillimin e bisedimeve.

Letra drejtuar KiE

Tema: Përcaktimi i një date për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shkëlqesia Juaj,

Pas samitit të tetorit të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe vendimit për të mos dhënë një datë fillestare për negociatat e pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Komisioni Evropian ka paraqitur një strategji të re të rishikuar të Zgjerimit.

Një tjetër vendim jo i favorshëm nga BE mund të rrezikojë dhe të prishë përparimin e arritur tashmë, duke sjellë një dobësim të lëvizjeve pro-evropiane në vendet e rajonit. Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me padurim presin vendimin e ardhshëm, mbi të cilin varet stabiliteti i të gjithë rajonit. Kjo do të shihet si një rrugë përpara, dhe do të dërgojë një mesazh të vërtetë të angazhimit të BE-së në rajon. Do të thotë gjithashtu që BE-ja mban premtimet e veta pasi Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kohët e fundit kanë vlerësuar se vendet janë të gati për të filluar negociatat.

Të dy vendet kanë treguar përkushtim për reformat dhe përparim dhe kanë përmbushur kërkesat e bëra nga ana e BE-së. Edhe pse vullneti për t’u anëtarësuar në BE mbetet i lartë në mesin e qytetarëve të dy vendeve, pas mosvendimit, ajo ra me 15% në Maqedoninë e Veriut, në bazë të statistikave zyrtare të disponueshme.

Ne po kërkojmë të vendosim një datë specifike për hapjen e negociatave për anëtarësim dhe t’u japim mundësinë këtyre vendeve për të filluar negociatat pasi i kemi mbajtur ata në pasiguri për vite. Është me shumë rëndësi, pasi në këtë mënyrë do të japë energji të re për reformat dhe përparimin në rajon, ndërsa Bashkimi Evropian rifiton besueshmërinë në rajon.

Sinqerisht i juaji,

Irena Joveva

Klemen Grošelj

Biljana Borzan

Lukas Mandl

Ramona Strugariu

Tanja Fajon

Katalin Cseh

Franc Bogovič

Andreas Schieder

Petar Vitanov

Milan Brglez

Damian Boeselager

Victor Negrescu

Sophie In’t Veld

Andrius Kubilus

Valter Flego

Adrian Vazquez Lazara

Marek Belka

David Lega

Petra Kammerevert

Vladimir Bilčik

Andor Deli

Evin Incir

Željana Zovko

Robert Hajsel

Ilhan Kyuchyuk

Kinga Gal

Michal Šimečka

Marion Ëalsmann

Vlad Marius Botos

Eugen Tomac

Urmas Paet

Karin Karslbro

Martin Hojsik

Viola von Cramon

Predrag Fred Matić

Eniko Gyori

Traian Basescu

Arba Kokalari

Eva Maydell

Jacek Saryusz-Ëolski

Thomas Ëaitz

Bronis Rope

Jaroslaë Duda

Romana Jerković

Gheorghe Falca

Tomislav Sokol

Andrzej Ëitold Halicki

Radan Kanev

Jose Ramon

Bauza Diaz

Attila Ara -Kovacs

Brando Benifei

Bobert Biedron

Christian Sagartz

Isabel Santos

Maria Grapini

Emil Radev

Danuta Maria Huebner

Andrey Kovatchev

Marina Kaljurand

Dita Charanzova

Jerzy Buzek

Tineke Strik

Rasa Jukneviciene

Paulo Rangel

Clotilde Armand

Dimitros Papadimoulis

Fabio Massimo

Castaldo Svenja

Ilona Hahn

Alexander Yordanov

Chiara Giuli

Asim Ademov

360grade.al

farma
Presioni i ambasadorëve, apo “topi te Luli Basha”…

Të tjera