» Demalia: Doomsday Clock COVIDA 19

Demalia: Doomsday Clock COVIDA 19

 

Nga Ilir Demalia

Doomsday Clock COVIDA 19.

Doomsday Clock apo Ora Doomsday është një simbol që përfaqëson mundësinë e një katastrofe globale të krijuar nga njeriu. Funksionon që nga viti 1947 si nonprofit organization nga anëtarët e Buletinit të Shkencëtarëve Atomik në Amerikë.

Kjo organizate ka si shqetësim kontrollin e përdorimit të zhvillimit të pakontrollueshëm të teknologjise atomike që i kthehet në bumerang njerëzimit. Këta kanë paralajmëruar me kohë se do të ketë konseguanca nga gara e armatimeve, përdorimi armëve kimike dhe prishja e eko-sistemit nga këto energji bërthamore që përdoren, jo për zvillimin më të mirë të jetës njerëzore dhe eko-sistemit ku janë të gjitha speciet, por për përfitimin -pasurimin dhe kontrollin e botës nëpërmjet garës së armatimeve dhe kontrollit të tregjeve me shpejtësi dhe kosto të ulët në dëm të jetës.

Dhe ja ku jemi sot, nga një protein COVIDA-19 që nuk shikohet dot me mikroskop të zakonshëm u gjunjëzua e gjithë bota por sidomos Perëndimi dhe SHBA.

Pse? Kjo sepse në këto vënde oligarkia ekonomike që kontrollon edhe politikat e këtyre vendeve, nëpërmjet lobingjeve të kësaj oligarkie ekonomike, e përdori globalizmin, jo për ta bërë botën më të mire, jo që energjitë atomike ti përdorte në dobi të rujtjes së eko-sistemit dhe vetë njeriut, por i përdori për garë armatimesh, për fitim më të madh dhe kontroll më të madh. Në një kohë që zhvillimi i teknologjisë duhet ta bënte më të lehtë jetën për njerëzit në shoqëritë perendimore, jeta u bë më të vështirë për njerëzit në Perendim dhe USA duke humbur klasa e mesme, ngaqë, duke çuar të gjitha fabrikat dhe prodhimin në Kinë, Indi, Indonezi pra, në vendet e varfëra për të shfrytëzuar krahun e lirë të punës, u bë jeta më e vështirë në Perëndim.

Amerika në vitet 1970 ka qenë në vend të parë për cilisinë e jetës, sot në vend 17. Amerika dhe sot është shteti më i pasur dhe me industrinë me të zhvilluar, me teknologjinë, armatimin, shkencën artin dhe gjithçka, por pse ka rënë në vendin e 17?!!

Kjo sepse kultura konsumiste deri në skajin e konformizmit robotik duke e shpërdoruar njeriun dhe sociologjikisht dhe biologjikisht dhe fizikisht, duke shkatërruar eko-sistemin që na mban frymën gjallë, vetëm për hirë të fitimit pa limit nëpërmjet brainwash-izmit konsumist dhe simboleve marketingut, e solli botën në këtë gjëndje, ku; nga një proteinë që nuk shikohet nga mikroskopët normal, bota të ulet në gjunjë deri tani, se mund të shtrihet dhe përtokë i gjithë njerzimi nga një COVIDA-19.

Në një kohë që paguhen futbollistë apo basketbollistë me 30 deri 80milon në vit, në një kohë që këngtare dhe aktore ngarkuar me byth e gjoks me silikon dhe me zëra pa zë, por si modele për industrinë silikonizimit si rreklamë për industrinë e silikonit marrin miliona, infermierët sanitarët janë në luftën për të pëballuar jetën e përditshme. Këta njerëz që jetojnë check by check janë në linjën e parë për t’u infektuar apo rrezikuar jetën nga virusi dhe viruset për të shpëtuar jetët nën betimin e Hipokratit.

Bota sot ka 2258 miliarder nga këta 585 janë në Amerikë që kanë pasuri 3.5 trilion dollar, ndërsa pjesa tjetër në të gjithë botën 5.1 trilion dollar.

Këtu nuk llogaritet pasuria e atyre që janë mbi 100 milion dollar deri në 999 milion dollar.

Amerika që ka 71 nendetse sa nuk ka gjithë bota sëbashku, Gjemania që ka Mercedesin, Italia Anglia, Franca pra vendet që kanë armatimin më të fuqishëm në botë, teknologjine dhe zhvillimin dhe ekonomitë më të fuqishme të botës, me këtë virus ngelën të bllokuar për doreza, aspiratorë, maska, letra higjenike, dhe…. në dorë te Kinës, që si shtet diktatorial nuk dihet se ç’mund të fusë në ato doreza, maska, aspiratore medikamente!!!

Kjo është e pafalshme për këto shoqëri. Pasi të kaloj ky virus dhe do të kaloj, këto shoqëri duhen ti bëjnë ristart sistemeve të tyre.

COVIDA-19 duhet ti mësojë Perëndimit të investoj më shumë në arsimin, sistemin shendetsor që ky virus tregojë se në ç’gjendje ishte, pikërish nga makutëria dhe abuzimi i kompanive të inshurancave dhe abuzimi i industrisë farmaceutike një sistem zinxhir i korruptuar dhe i mbrojtur me ligj nga lobingjent që pagujnë politikanët. Duhet të investojë për eko-sistemin dhe ruajtjen e tij nga shkatërrimi.

Bota ka resorse, ka fuqi ekonomike, ka teknologji, shkenca ka shkuar deri në Mars, mi të gjitha le të sigurojmë tokën ku jetojmë.

Fotografia e Ilir Demalia

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera