» E TRISHTË/ Ishte infektuar me koronavirus, ndahet nga jeta ish-presidenti i suksesshëm i Real Madridit

E TRISHTË/ Ishte infektuar me koronavirus, ndahet nga jeta ish-presidenti i suksesshëm i Real Madridit

Lorenco Sanz, i cili ishte president i Realit të Madridit nga viti 1995 deri në vitin 2000, është ndarë sot nga jeta prej koronavirusit. Sanz, në moshën 76-vjeçare kishte shkuar në spital më 17 mars sepse situata e tij u përkeqësua dhe nuk ia doli që të mundte këtë virus.

Menjëherë sapo shkoi në spital ai bëri testin dhe rezultoi pozitiv. Një ditë më vonë, gjendja e tij shëndetësore nisi të përkeqësohej deri sa mbylli sytë ditën e sotme në Madrid.

Sanz ka lindur në Madrid më 9 gushtin e vitit 1943 dhe u fut në drejtimin e klubit madrilen në vitin 1985  dhe disa vite më vonë mori dejtimin e skuadrës si president.

Ai afroi një trajner si Fabio Kapelo dhe lojtarë si Mijavotiç, Roberto Karlos dhe Sedorf. Sanz arriti të fitonte kampionatin spanjoll dhe Champions-in kundër Juventusit. Por, Sanz bëri histori sepse fitoi edhe Champions-in dy vite më vonë dhe pastaj Florentino Perez i mori vendin si president në zgjedhjet e vitit 2000./panoramasport

kapelo

B7FymVOCUAAkVrb

360grade.al

farma
Koronavirusi, kurorëzon Ramën dhe për “X” vite të tjera, por…

Të tjera