» U prek nga Covid-19, Idris Elba qetëson fansat: Jam mirë, mos besoni teoritë … (Video)

U prek nga Covid-19, Idris Elba qetëson fansat: Jam mirë, mos besoni teoritë … (Video)

Aktori i njohur Idris Elba disa ditë u diagnostikua me Covid-19 dhe së fundmi u shpreh se është shumë mirë. Ndër të tjera, aktori nxiti fansat që të mos përhapin teori konspirative.

Në një video në Twitter, ai tha: “Ju lutem djema, nuk është koha tani. Njerëzit duhet të dinë fakte, duhet të dinë të vërtetën që të mbrojnë veten.” Një ndër teoritë konspirative që u shpërnda nëpër rrjete sociale theksonte se njerëzit me ngjyrë nuk prekeshin nga Covid-19. “Është e rrezikshme të thuash diçka të tillë,” shtoi aktori.

Elba u shpreh se nuk kishte simptoma dhe u prek nga koronavirusi pasi kishte qenë në kontakt me dikë të testuar pozitiv, identitetin e të cilit nuk e zbuloi.

Aktori tha se “përgjithësisht ndihet mirë” dhe ka simptoma të lehta, si ethe. “Unë kam pasur probleme me astmën, por koronavirusi nuk më solli asnjë problem,” theksoi ai.

360grade.al

farma
Koronavirusi, kurorëzon Ramën dhe për “X” vite të tjera, por…

Të tjera