» Koronavirusi, akademiku Artan Fuga: Menaxhimi i shoqërisë në kohë krize dhe katastrofash epidemiologjike. 4 faktorët që bien në kontradiktë

Koronavirusi, akademiku Artan Fuga: Menaxhimi i shoqërisë në kohë krize dhe katastrofash epidemiologjike. 4 faktorët që bien në kontradiktë

Në një kohë kur vendi po përjeton momente të vështira për shkak të pandemisë së koronavirusit, vjen një koment nga akademiku Artan Fuga. Përmes një analize në ‘Facebook’ Fuga theksoi se disa qëndrojnë në shtëpi dhe disa të tjerëve u duhet të shkojnë në punë.

Po ashtu ai ka renditur dhe katër faktorë të domosdoshëm që vijnë shpesh në kontradiktë midis tyre.
1. Shërbimi hospitalor
2. Domosdoshmëria për të punuar dhe për shkëmbime të lira
3. Domosdoshmëria për të qëndruar në shtëpi
4. Domosdoshmëria për të kontrolluar dhe kufizuar lëvizjet në rrugë policore dhe me forcën e ligjit

KOMENTI I ARTAN FUGES
Menaxhimi i shoqërisë në kohë krize dhe katastrofash epidemiologjike: Faktorë kontradiktorë

– Pjesa e parë –

Nga njera anë duhet të mbyllesh në shtëpi dhe nga ana tjetër duhet të punosh.

Nga njera anë duhet të kesh një sistem mjeksor sa më të mirë që t’u qendrojë në kokë të sëmurëve, nga ana tjetër është e këshillueshme që sa më pak të sëmurë të shkojnë në spital.

Nga njera anë ekonomia ka nevojë për liri lëvizjesh dhe shkëmbimesh, nga ana tjetër duhen kufizuar lëvizjet, dhe madje në mënyrë autoritare nga policia dhe ushtria për ata që bëhen me papërgjegjshmërinë e tyre rrezik për të tjerët: vrasës fëmijësh, likujdim të moshuarish, sjellës fatkeqësish për njerëzit! Unë i kam quajtur Millosheviça të legjave të tyre!

Ja pra katër faktorë të domosdoshëm që vijnë shpesh në kontradiktë midis tyre.

1. Shërbimi hospitalor
2. Domosdoshmëria për të punuar dhe për shkëmbime të lira

3. Domosdoshmëria për të qendruar në shtëpi
4. Domosdoshmëria për të kontrolluar dhe kufizuar lëvizjet në rrugë polcore dhe me forcën e ligjit.

Këta faktorë duhen mbajtur në konsideratë, pra duhen zbatuar përndryshe epidemia e koronavirusit do të bënte kërdinë dhe do ta rrallonte edhe më tej shoqërinë shqiptare, të rralluar dhe plakur tashmë trishtueshëm nga virusi i emigracionit, por shihet se ata janë kontradiktorë me njeri tjetrin.

Nëse faktorët e mësipërm i marrin si kategori konceptuale dhe sociale të kulluara, i çojmë në ekstrem, nëpërmjet politizimit, ideologjizimit ose për shkak të zjarrit të debatit, atëhere shihet qartë se gjendja është pa shpresë. Kjo sepse faktorët në fjalë përjashtojnë njeri tjetrin. Mirëpo nëse vendosim të ndjekim një metodë tjetër, atë të relativizimit të cdo faktori, atëhere është e mundur që këta të bashkëjetojnë me njeri tjetrin.

Pra, do të mundeshim që funksionimin e shërbimit spitalor, të qendrimit në shtëpi, të ushtrimit të aktivitetit profesional dhe të kufizimit të qarkullimit t’i vendosnim në një marrëdhënie, e cila nuk do të kërkonte që faktorët e mësipërm të funksionin perfekt por si të izoluar nga njeri tjetri, por të optimizuar në bashkëveprimin midis tyre.

Cfarë domethënë pikë optimizimi?

Kjo do të thotë që të katër faktorët të trajtohen sëbashku brenda një sistemi të vetëm dhe secili prej tyre të aplikohet aq saqë të mos pengojë veprimin e të tjerëve, duke qendruar në një pikë ekuilibri, bashkëfunksionimi, koordinimi, pra t’i lejojë të gjithë faktorët e mësipërm të funksionojnë optimalisht si sistem bashkëveprues midis tyre.

Ne kështu do të vinim në pikën e asaj që në logjikat sociale quhet sistem logjik ndërmjetësues, ose i ndërmjetëm, i cili na lejon që ta mendojmë shoqërinë dhe praktikat menaxheriale të saj në një mënyrë shumë krijuese. Kjo logjikë që bazohet te bashkëjetesa e të kundërtave të vendosura në një modus operandi midis tyre, na jep mundësi t’u ikim mendimeve ekstremiste, të politizuara, të njëanëshme dhe që shpesh janë pasojë e arsyetimeve të njerëzve që kanë formim në një fushë dhe jo në të tjerat!

Financieri i njëanshëm mendon se rëndësi ka të funksionojë dhe të përmirësohet sistemi bankar dhe të menaxhohet buxheti.

Polici mendon që rëndësi ka që as miza të mos qarkullojë në rrugë.

Biznesmeni dëshëron që biznesi i tij të funksionojë sepse ndryshe falimenton.

Kurse mjeku sigurisht e trajton çështjen në atë mënyrë që gjithçka të vendoset në atë mënyrë saqë ai të ketë mundësi thjesht të kurojë mundësisht sa më pak të sëmurë në klinikën e tij. Dhe ka të drejtë.

Secili në hesapin e vet ka të drejtë, por të gjithë, parë në raport me bashkëveprimin e sistemit si një të tërë kanë një mendim që mund të jetë i njëanshëm, desha të them se është i njëanshëm!

Këtu dy praktika të mira, por që po qendruan veçmas nuk përbëjnë një përqasje sistemike sikurse e theksuam më lart. Nuk janë optimale. Janë ideologjikisht “të pastra”, por jo optimale.

Nëse qeveria thotë : Izolohuni! Mirë e ka nga pikëpamja e ruajtjes nga infektimi. Ajo e di se sikur disa qindra vetë të shkojnë te infektivi, sistemi spitalor del jashtë loje. Por, cfarë nuk merr në konsideratë? Me çfarë do të ushqehen njerëzit që qendrojnë në shtëpi? Ta zemë nëse atyre u duhen çuar ushqime në shtëpi, atëhere duhet organizuar një shërbim që kërkon që të punojnë mijra njerëz në Shqipëri. Pra thirrja : Izolojuni! – nuk mund të ishte kaq absolute sa thërret që nga shtëpia ky ose ai.

Nëse thuhet: Rialokoni buxhetin që të ndihmohen bizneset që mund të falimentojnë! – kjo është shumë mirë. Por nuk mjafton. Sepse përqasja financiariste nuk na ushqen dot në vetvete. Paraja ka kuptim kur ajo lëviz mallrat. Pra duhet të ketë mallra që të vlejë paraja!

Sepse sot nuk është fjala për të ndihmuar biznesin, kjo është fazë tjetër, por për të ndihmuar qytetarin që duke ndejtur në shtëpi nuk ka paratë e gjalpit, por edhe po i pati paratë e gjalpit nuk ka gjalp në duyqan sepse punonjësve të industrisë ushqimore u thuhet : Mbylluni në shtëpi!
2525

360grade.al

farma
Koronavirusi, kurorëzon Ramën dhe për “X” vite të tjera, por…

Të tjera