» Shtyrja e pagesës së këstit të kredive për 3 muaj, Buxhuku: Bankat e nivelit të dytë kanë nisur rezistencën

Shtyrja e pagesës së këstit të kredive për 3 muaj, Buxhuku: Bankat e nivelit të dytë kanë nisur rezistencën

Kreu i Konfindustria, Gjergj Buxhuku zbuloi detaje të reja mbi reagimin e bankave të nivelit të dytë, pasi BSH-ja vendosi shtyrjen e pagimit të kësteve të kredive me tre muaj, si pasojë e situatës së krijaur nga koronavirusi

Në një lidhje telefonike me News 24, Buxhuku tha se ka informacione që bankat e nivelit të dytë kanë bërë rezistencë.

“E mbështesim deklaratën e BSH për shtyrjen e kësitit të kredisë për kredimarrësit në bankat e nivelit të dytë, por duhet të dimë që BSH nuk i detyron bankat private, le të shohim tani si do zbatohet nga bankat e nivelit të dytë. Pasi është vetëm një rekomandim. Me sa kemi ne informacione ka filluar rezistenca nga bankat e nivelit të dytë. Nga ana tjetër duhet të theksojmë se edhe bankat e nivelit të dytë duhet të jenë të arsyeshme, të krijojnë një sistem për shtyrjen e shlyerjes së kredisë, se në të kundërt do kemi falimentime masive të bizneseve pasi kjo dëmton edhe bankat”,- tha ai.

 

 

360grade.al

farma
Ulërima e Xhunglës shqiptare, kafshime dhe kurthe dhe…

Të tjera