» Monitor Ekonomi/ Koronavirus frenon ekonominë. 20 mln euro humbje nga fluturimet

Monitor Ekonomi/ Koronavirus frenon ekonominë. 20 mln euro humbje nga fluturimet

I gjithë globi është nën pushtetin e Coronavirus. Pandemia botërore, tashmë prezente edhe me viktima në Shqipëri, siç pritej ka nisur të gjunjëzojë edhe ekonominë tonë kombëtare.

Fillimisht kane qenë linjat ajrore të udhëtimit, të cilat kanë pësuar goditjen e parë, ku vetëm për muajin mars, llogaritet që humbjet të kapin shifrën e rreth 20 milionë eurove.

Gjithashtu edhe sektorë të tjerë të ekonomisë qe lidhen me shërbimin, apo me prodhimin, jane duke punuar me staf të reduktuar dhe mendojnë për mbylljen e aktivitetit gjatë muajit prill.

Puna nga shtëpia, alternativa e re për punonjësit në kohën e karantinimit

“Smart working” apo puna nga shtëpia është alternativa që po praktikohet tashmë në Shqipëri për të shmangur përhapjen e COVID-19. Shumë kompani kanë vënë në zbatim këtë formë të re të punës, e cila redukton kontaktet fizike mes punonjësve. Roden Pajaj, drejtor i burimeve njerëzore pranë Deloitte, thotë se duke u përmbushur disa kushte kjo mund të jetë e ardhmja për shumë sektorë.

360grade.al

farma
Koronavirusi, kurorëzon Ramën dhe për “X” vite të tjera, por…

Të tjera