» Italia një javë në izolim total, avokatja shqiptare tregon nga Milano situatën: Po zbatohen të gjithë urdhrat, sot pritet vendimi i fundit i qeverisë

Italia një javë në izolim total, avokatja shqiptare tregon nga Milano situatën: Po zbatohen të gjithë urdhrat, sot pritet vendimi i fundit i qeverisë

Avokatja shqiptare në Itali, Lydra Arkaxhiu, tha në një lidhje me “Skype” për News24 se qytetarët italianë po i zbatojnë në mënyrë korrekte këshillat dhe urdhrat e qeverisë, teksa kanë bërë tashmë një javë në izolim total.

Avokatja u shpreh se sot qeveria italiane pritet të marrë vendimin e fundit sa i takon ndihmave për ndërmarrjet, pensionistët, familjet, për pezullimin e faturave të ujit, gazit, etj. Gjithashtu, Arkaxhiu theksoi se po krijohet një fond solidariteti për transportin, policinë dhe shëndetësinë.

“Sa i përket Lombardisë u bë java e parë e pezullimit thuajse 99% e të gjitha aktiviteteve, por edhe për pjesën tjetër të Italisë, u bë gati java e parë. Personat në përgjithësi kanë reaguar shumë mirë, duke ndjekur këshillat e qeverisë, por edhe urdhrat që jepen me dekrete. Ata kanë kuptuar sa e rëndësishme është për të ndjekur këshillat, pasi nuk është dicka e pamundur”, tha ajo.

Pyetje: Si vazhdon të jetë humori i njerëzve?
Arkaxhiu: Vazhdon të mbetet i lartë, mundohemi t’iu japim kuroja njëri-tjetrit. Jeta modern sjell edhe këto viruse të panjohura, por internet na lejon të shihemi në distancë.

Po presim dekretin e fundit të qeverisë, në të cilin qeveria italiane do të japë detajet sa i përket ndihmave për ndërmarrjet, pensionistët, familjet, për pezullimin e kredisë, faturat e ujit, gazit për qytetarët. Këto janë shumë të rëndësishme dhe po presim të shohim. Agjencia e të Ardhurave duhet të pezullojë pagesat. Po krijohet një fond solidariteti sa i përket sektorit të shëndetësisë, policisë e transportit. E para do të jetë shëndetësia, ku qeveria do të ndihmojë për pajisje, pasi godinat janë gati që do të përdoren për kujdes shëndetësor. Presim për ndihmat konkrete që do të vijnë nga qeveria italiane.

360grade.al

farma
Koronavirusi, kurorëzon Ramën dhe për “X” vite të tjera, por…

Të tjera