» Horoskopi i të shtunës/ Ditë me debate për …

Horoskopi i të shtunës/ Ditë me debate për …

Dashi-Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni ashpër me partnerin dhe gjendja do jete e tensionuar. Për beqaret nuk pritet te ndonjë asgjë serioze, megjithatë mire do bëjnë te përfitojnë sa te mundin nga ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do realizoni investime te mëdha.

Demi-Ju qe jeni ne një lidhje do kaloni një dite plot me momente te lumtura. Gjithçka do e bëni ne bashkëpunim me atë qe keni ne krah dhe ne asnjë moment nuk do lindin mosmarrëveshje. Beqaret do e kenë mundësinë te fillojnë një lidhje, por duhet t’i marrin gjerat shtruar. Ne planin financiar duhet te reflektoni me kujdes para se te kryeni shpenzime.

Binjaket-Tregohuni pak me te duruar sot me atë qe keni ne krah sepse përndryshe mund te keni mosmarrëveshje te mëdha. Beqaret do kenë një dite rutine dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Duhet ende te presin edhe pak kohe për te ndryshuar status. Ne planin financiar impulsiviteti mund t’iu shkaktoje probleme te mëdha.

Gaforrja-Debate te forta do ketë gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Do ndiheni shpeshherë keq dhe do doni te qëndroni vetëm. Beqaret do jene nostalgjike për një lidhje te se shkuarës dhe nuk do mund te përfitojnë dot nga ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar do keni vështirësi te shumta për shkak te pamaturisë qe keni treguar kohet e fundit.

Luani-Zemra juaj do rrahe shume fort gjate kësaj jave për shkak te surprizave te njëpasnjëshme qe do iu beje partneri. Shfrytëzojeni çdo sekonde sikur te ishte e fundit. Beqaret do jene sharmante dhe do marrin propozime te shumta. Ne planin financiar do jeni te detyruar te ulni sa te mundni shpenzimet sepse përndryshe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

Virgjeresha-Dite e këndshme dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do ece si duhet me partnerin dhe për çdo gjë do merreni vesh. Beqaret duhet te reflektojnë me kujdes para se te hedhin çdo hap. Gjerat nuk janë gjithmonë ashtu si duken ne pamje te pare. Financat do jene me delikate sesa mendonit. Duhen marre me patjetër masa strikte.

Peshorja-Do përgatisni surpriza te shumta sot për ata qe keni ne krah dhe marrëdhënia ne çift do ndizet flake. As vete nuk e kishit menduar se gjerat mund te ecnin aq mire. Beqaret do joshin pa fund, por nuk do arrijnë te gjejnë personin qe aq shume kane ëndërruar. financat do jene aq te mira saqë mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër nga zakonisht.

Akrepi-Do jeni shume xheloze gjate kësaj dite për ata qe keni ne krah dhe kjo mund te sjelle here pas here debate te forta. Mire do jete te mos nxitoheni për asgjë. Beqaret do njihen me persona te shumte, por asnjeri nuk do ua mbushe 100% mendjen sa për te filluar një lidhje. Me shpenzimet duhet te bëni kujdes. Po u treguat te pamatur do keni probleme dhe vështirësi.

Shigjetari-Kjo dite do jete e mrekullueshme sidomos për ata qe janë beqare. Do realizojnë takime mbresëlënëse dhe shume shpejt do fillojnë histori dashurie pasionante. Te dashuruarit duhet t’i marrin gjerat me qetësi dhe jo te nxitohen. Financat nuk do jene te këqija, por nëse tregoheni te pamatur me shpenzimet kjo mund t’iu kushtoje shtrenjte.

Bricjapi-Marrëdhënia ne çift do vazhdoje te ece ne rrugën e duhur. Do flisni për çdo gjë dhe do bashkëpunoni fort me atë qe keni ne krah. Beqaret duhet t’i lënë paragjykimet nëse duan te ndryshojnë status. Askush nuk ehte perfekt ne këtë bote. Me financat duhet te bëni kujdes ne mënyrë qe mos përballeni me ndonjë surprize te pakëndshme.

Ujori-Do jeni si te përhumbur sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do doni te qëndroni ne qetësi. Partneri do jete shume i duruar me ju. Beqaret nuk do preferojnë te njihen me persona te rinj, por do qëndrojnë gjithë kohës me miqtë e ngushte. Financat do jene te favorizuara dhe gjendja do filloje dalëngadalë te përmirësohet. Do jeni me te qete kur te shpenzoni.

Peshqit-Mos kërkoni gjera te pamundura sot nga ai qe keni ne krah sepse ne një moment apo ne një tjetër situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Beqaret do mbeten serish vetëm. Asnjë person qe do i joshe nuk do ketë karakteristikat qe ata kane menduar. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë nuk duhet te prisni qe ato te përmirësohen menjëherë.

360grade.al

farma
Koronavirusi, kurorëzon Ramën dhe për “X” vite të tjera, por…

Të tjera